E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokimi i buxhetit të Tiranës, kundër interesave të qytetarëve

Çështja e buxhetit të Tiranës për vitin 2009 nuk është zgjidhur ende dhe po kështu edhe lufta politike që ka hapur ky debat mes drejtuesve të bashkisë dhe PD-së e LSI-së. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, në një tjetër reagim është kundërpërgjigjur ndaj deklaratave që e konsiderojnë të pavlefshëm votimin e dokumentit më të rëndësishëm financiar të kryeqytetit.

"Pasi politika e tyre e vjetër e bllokimit dhe e rrëmujës u mund nga një koalicion qytetar në Këshillin Bashkiak që votoi dhe miratoi buxhetin, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bërë sërish bashkë, por tashmë për të mos e njohur votimin e për ta bllokuar buxhetin me dhunë", deklaroi dje numri dy i bashkisë së kryeqytetit. Shalsi ka theksuar sërish qëndrimin se "të dy bashkë, Berisha dhe Meta, me të njëjtën gjuhë e me të njëjtat pseudo-argumente, dhanë një tjetër shfaqje të bashkimit të tyre, kundër interesave të qytetarëve, kundër të ardhmes së kryeqytetit". Aktualisht, pritet që dokumenti i buxheti të Bashkisë së Tiranës për vitin 2009 të kalojë për miratimin final në prefekturën e kryeqytetit. Por, pa firmën e kryetarit të Këshillit Bashkiak, Sokol Dervishaj, përfaqësues i LSI-së, i cili nuk e njeh votimin duke e konsideruar atë nul, buxheti nuk mund ta marrë "bekimin" e prefektit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›