E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migracioni, politika punësimi në vendet e origjinës

Organizata Botërore e Migracionit ka organizuar dje seminarin rajonal mbi hartimin e politikave efektive të migracionit për qëllime punësimi në vendet e origjinës e të destinacionit dhe mbi bashkëpunimin ndërshtetëror me Ballkanin Perëndimor.

Seminari kishte si qëllim pajisjen e politikëbërësve me mjetet për menaxhimin efektiv të migracionit për qëllime punësimi nga dhe drejt vendeve të tyre, përmes familjarizimit me politikat efektive dhe praktikat e kryera deri tani dhe nëpërmjet diskutimeve mbi hartimin, apo përshtatjen e politikave të veçanta në përputhje me situata specifike të migracionit.

Shërbimet e informimit, këshillimit dhe referimit për emigrantët e mundshëm do të realizohen nëpërmjet krijimit të rrjetit rajonal të sporteleve të migracionit.

Edhe në Tiranë kanë nisur të funksionojnë në mënyrë modeste sportelet e emigracionit. Ato gjenden në ambientet e zyrave të punës. Ndërkohë që është premtuar dhe pritet shtrirja e tyre e mëtejshme në rrethe të tjera të vendit nga ana e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Shqipëria renditet mes vendeve me shkallë të lartë emigracioni. Madje, prurjet e emigrantëve konsiderohen si një ndër elementët më të qëndrueshëm të ekonomisë së vendit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›