Leku "bie" përsëri, rriten çmimet dhe kreditë në euro
Dobësimi i lekut kundrejt dy monedhave kryesore rrezikon të destabilizojë ekonominë e vendit, në të paktën dy sektorë. Të parët që përballen me forcimin e euros dhe dollarit janë individët që kanë marrë kredi në banka në këto valuta, edhe pse të ardhurat i kanë në lekë. Mbiçmimi i këtyre valutave me të paktën 2 për qind në dy muajt e fundit sjell kosto shtesë për këstet që paguhen në banka nga individë që më parë e blinin euron me 122.6 lekë, ndërsa tani (dje) e konvertojnë me 127.9 lekë. Interesat mbeten të pandryshuara, por këstet rriten si efekt i luhatjeve të kursit të këmbimit. Një tjetër aspekt negativ i dobësimit të lekut do të ndikojë te çmimet e konsumit tek ato mallra që blihen jashtë vendit. Tashmë me një euro dhe dollar të rritur ndjeshëm ndaj lekut, mallrat e importit do të blihen më shtrenjtë.
Efektet
Dobësimi i monedhës kombëtare po jep efektet e para negative. Nga vëzhgimi i bërë dje në disa banka del se për të njëjtin këst kredie, individët e kanë paguar më shtrenjtë se dy muaj më parë. Mesatarja rezulton se këstet do të paguhen të paktën 20 euro më shtrenjtë për shuma në 300 euro. Në bazë të konvertimit të valutës, një individi i duhet të paguajë më shumë për të blerë 300 eurot që i duhen për shlyerjen e këstit në bankë. Të njëjtin efekt jep edhe monedha amerikane Dollar, e cila aktualisht këmbehet me 6 lekë më shumë se para dy muajsh. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari ka pësuar një rënie të lehtë me 0.53 lekë (98.71 lekë), ndërsa euro (127.60) vijoi me një rritje tjetër prej 0.40 lekësh. Po dje, disa banka e kanë konvertuar euron për afro 129 lekë, duke paralajmëruar rrezikun e një dobësimi edhe më të madh të monedhës vendase. Për këto shkaqe, kreu i Bankës së Shqipërisë, ka bërë gjithnjë thirrje për kujdes nga ana e individëve që i kanë të ardhurat në lekë, por kreditë i marrin në valutë të huaj. Ndërkaq, dobësimi i lekut do të vërë në vështirësi tregtarët që importojnë mallra të konsumit të gjerë. Shqipëria është një importuese e madhe, me një deficit tregtar prej rreth 2.7 miliardë eurosh. Tashmë që euro dhe dollari kanë forcuar pozitat ndaj lekut, natyrshëm dhe mallrat e konsumit do të kushtojnë më shumë, duke ndikuar direkt në nivelin e inflacionit.
Shkaqet
Një ndër arsyet e dobësimit të lekut lidhet me kërkesën gjithnjë e në rritje për monedhën euro dhe dollar. Mungesa e valutës së mjaftueshme në treg, si pasojë e rënies të remitancave nga emigrantët, po krijon situata të pafavorshme për lekun. Një shkak tjetër lidhet me uljen e normës bazë të lekut nga ana e BSH-së me 0.5 pikë përqindje.
Ecuria e euros
09.02.2009 127.60
06.02.2009 127.20
03.02.2009 125.97
23.12.2008 122.42
11.12.2008 123.11
09.12.2008 122.96
Ecuria e dollarit
09.02.2009 98.71
13.01.2009 94.25
29.12.2008 86.67
18.12.2008 84.70
12.12.2008 92.39
09.12.2008 93.05
INSTAT:
Rriten çmimet,
bie inflacioni
Çmimet kanë pësuar një rritje të lehtë, por inflacioni ka zbritur sërish në muajin janar, krahasuar me një vit më parë. INSTAT-i paraqiti dje Indeksin e Çmimeve të Konsumit në muajin janar 2009, i cili arriti me 102.6% kundrejt muajit dhjetor 2007, duke shënuar një rritje prej 0.4% krahasuar me muajin e kaluar. Ndryshimi vjetor, pra inflacioni në muajin janar, është 2.1%. Një vit më parë, ky ndryshim ishte 3%. Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije joalkoolike" shënoi një rritje prej 1.5%, me një ndikim prej 0.6% në totalin e ndryshimit mujor. Brenda këtij grupi, rritja më e madhe prej 13.7% vërehet në nëngrupin "Zarzavate përfshirë patatet". Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të lulelakrës me 42.7%, domateve me 39.4%, sallatës jeshile me 37.9 për qind, etj. Indeksi në nëngrupin "Fruta" shënoi një rritje prej 3.8%, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të mandarinave me 10.4%, mollëve me 7.6%, dardhave me 5.2%, etj. Ulje pësuan disa nëngrupe të tjera ushqimore, veçanërisht "Vajra dhe yndyrna" me 2.5%, "Bukë dhe drithëra" 1.3%, etj. Pijet alkoolike dhe duhani shënoi rritje prej 0.7%, ndërsa "Veshjet" shënuan ulje me 1.3%. Indeksi i grupit "Transport" shënoi një ulje prej 1.8%, si rrjedhojë uljes së çmimit të naftës me 8.9%, dhe çmimi i benzinës me 6.4%.