E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bllokimi i gazetave, jo e re për Berishën”

 

Kreu i LSI-së, Ilir Meta dënoi sulmin që po i bën Qeveria gazetës "Tema". "Historia e bllokimit apo djegieve të gazetave nuk është diçka e re në CV e Kryeministrit Berisha, por është krejtësisht absurde dhe e papranueshme që ngjarje të tilla si këto të kohëve të fundit me gazetën "Tema", rikthehen në Shqipërinë e vitit 2009. Unë nuk jam i zhgënjyer pse Berisha ndërmerr veprime të tilla, pasi padyshim që ai mbetet një nga inkuizitorët e mendimit të lirë në Shqipëri, por do të dëshiroja që i gjithë opinioni publik të shprehte solidaritet jo vetëm me gazetën "Tema" dhe drejtuesit e saj, të cilët dikur kanë qenë të privilegjuarit e Qeverisë Berisha, për shkak të afërsisë politike dhe sot kthehen në të persekutuarit e Qeverisë Berisha për shkak të kritikave, që bëjnë ndaj Qeverisë", deklaroi Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›