E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, Berisha zbret në Kukës

 

Kryeministri Sali Berisha gjatë vizitave të tij në Kukës dhe Peshkopi sulmoi kreun e Bashkisë të Tiranës, në lidhje me mënyrën e ngrohjes së shkollave. "Le të vijë kryetari i Bashkisë së Tiranës e të marrë shembull se si ngrohen shkollat. Ai bëri një udhëtim në Kala të Dodës dhe më pas, në Elbasan, kur mblodhi të famshmen Asamble, u tregonte atyre sikur të kishte qenë në ferr dhe jo në një nga zonat më të bukura dhe më mikpritëse të vendit. U tregonte asambleistëve se si kishte vuajtur një natë në Kala të Dodës", deklaroi Berisha. Kryeministri tha se "ky dimër i plotëson rezervat ujore në mënyrën më të shkëlqyer dhe unë ju siguroj se që nga fundi i dhjetorit të vitit 2007 e deri më sot nuk ka pasur asnjë ditë ndërprerje të programuar energjie, përveç avarive".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›