E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria Inspektorati con Dritan Priftin ne Prokurori

/ /

Burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme thane se materiali i ILDKP-se ka mberritur me posten zyrtare ne kete institucion pak para perfundimit te orarit zyrtar te merkuren me 3 nentor 2010. Sipas prokurorise raporti ishte nisur nga Inspektorati nje dite para se te behej publik ne media por eshte dorezuar dy dite me vone per shkak te procedurave postare. Burime nga Prokuroria e Pergjithshme thane se po shqyrtojne materialin e marre per te pare nese ka vend per nisjen e hetimeve penale. Konflikti i interesit kur nuk eshte i shoqeruar me veprime te tjera nuk parashikohet ne ligj si veper penale dhe ndeshkimi i tij behet ne rruge administrative. Prokuroria nuk perjashtoi mundesine qe te kerkoje nga Inspektorati i Pasurive edhe raportin mbi hetimin e pasurise se Arian Tartarit bashkejetues i Albana Vokshit pasi ne prokurorine e Tiranes ka nje dosje te hapur ne lidhje me akuzat qe opozita ka bere ndaj deputetes se PD-se per ceshtjen e pasurive te saj dhe koncesioneve te perfituara nga biznesmeni Tartari. Kohe me pare Prokuroria kishte deklaruar se ishte ne pritje te hetimeve te Inspektoratit lidhur me pasurine e Dritan Priftit dhe Albana Vokshit. Te dy ata u vune ne qender te akuzave te Partise Socialiste ne korrik 2010 akuza te cilat me vone u bene shkak per hapjen e hetimeve.
Hetimi per Priftin
Pas nje hetimi disamujor Inspektoriati i Pasurive deklaroi se ka krijuar dyshime se nga ish-ministri Dritan Prifti dhe personi i lidhur me te bashkeshortja znj. Meri Prifti jane kryer veprime te kunderligjshme ne menyren e krijimit te pasurive ne rastin e rritjes se perqindjes se aksioneve ne FORTIS 2 sh.p.k. Sipas ILDKP rritja e pasurise eshte bere pa dhene asnje kontribut real ne vlere apo ne natyre pervec kapitalit fillestar. Shkelje jane gjetur edhe ne kontraten e shit-blerjes se aksioneve ne kete shoqeri ne vleren 242.704.970 leke ne kundershtim me kerkesat e ligjit Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike. Dritan Prifti eshte gjobitur me 300 mije leke per shkak te konfliktit te interesave si minister ne emerimin e shtetasit Rasim Hamzaraj me 23.09.2009 si anetar i Keshillit Mbikeqyres se OST. I emeruari konsiderohej person i besuar me Dritan Priftin pasi kishte ne administrim kapitalet e bashkeshortes se ish-ministrit pak dite para emerimit me 10 shtator 2009. Llalla Rasti i pasurise se Priftit i dyshimte

Ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti dhe kreu i ILDKP-se Adriatik Llalla jane perplasur me njeri-tjetrin ne lidhje me verifikimin e pasurise se deklaruar nga Prifti. Ne emisionin Top-Story te gazetarit Sokol Balla kreu i ILDKP-se Llalla tha se ekspertet e pavarur provuan se z.Prifti duhej te kishte paguar tatim per shitjen e aksioneve prej 1.8 milione eurosh. Nga ana e tij Prifti tha se Drejtoria e Tatimeve ne Fier i ka derguar nje shkrese zyrtare ILDKP-se ku thuhet se ai nuk duhej te paguante tatim ne burim per shkak se aksionet i ka shitur ne vlere nominale. Drejtoria Tajonale e Tatimeve Fier ne nje shkrese derguar ILDKP-se i shkruan se ne perfundim te verifikimit per kompanine Fortis 2 nuk duhej te paguhej tatim ne burim tha Prifti. Por Llalla argumentoi te kunderten. Ne perfundim te ekspertimit ekspertet kontabel te caktuar prej nesh dolen ne konkluzion te ndryshem nga ai i mbajtur nga Drejtoria Tatimore Rajonale e Fierit. Duke qene se u ndodhem para ketij fakti se kishim dy akte te ndryshme lidhur me rastin konkret ia referuam keto akte Ministrise se Financave dhe Drejtorise se Tatimeve me qellim unifikimin e praktikes dhe per rastin ne fjale te mbahej nje qendrim i duhur ligjor nese duhej ose jo te mbahet tatim ne burim per zotin Prifti tha Llalla. Nuk ka ardhur dosja per Albana Vokshin

Prokuroria e Pergjithshme tha dje se nuk ka marre asnje material ne lidhje me hetimin e pasurise se deputetes Albana Vokshi apo partnerit te saj Arian Tartari. Nderkohe ne prokurorine e Tiranes eshte i hapur nje hetim qe filloi pas akuzave te Partise Socialiste se bizneset e bashkejetuesit te Albana Vokshit kishin perfituar koncesione per ndertimin e hidrocentraleve dhe nuk ishin deklaruar prane institucioneve shteterore. ILDKP deklaroi se ka gjobitur me 30 mije leke shtetasin Arian Tartari per Refuzim per deklarim me kerkese nga ana e personit te lidhur. Sipas ILDKP mungesa e ndeshkimit ne Kodin Penal per mospermbushjen e detyrimit per deklarim nga ana e personit te lidhur eshte bere shkak per te mos marre masa te metejshme.

Trazhgim Sokolaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›