Sherri me thika per nje femer te Ali Demi 16 vjet burg autorit
TIRANE - Gjykata e kryeqytetit denoi dje me 16 vjet heqje lirie nje person te akuzuar per vrasje me dashje i cili qelloi me thike tre persona njeri nga te cilet gjeti vdekjen. Togat e zeza te kesaj gjykate i dhane fund shqyrtimit gjyqesor ne ngarkim te te pandehurit Erion Duda te akuzuar si autor te nje perleshjeje me thika per shkak te nje vajze ne qershor te vitit 2009 ne lagjen Ali Demi te Tiranes. Ne kete ngjarje u plagosen tre persona nje prej te cileve nderroi jete. Sipas vendimit te gjykates rezultonte e provuar se Duda ishte autori i ngjarjes ne fjale. Pas 20 seancash gjyqesore gjykata vendosi dje deklarimin fajtor te te pandehurit Duda dhe denimin e tij me 16 vjet heqje lirie. U be e ditur se ne vendimin e saj gjykata ka ndryshuar kualifikimin e vepres penale nga vrasje ne rrethana cilesuese ne ate te vrasjes me dashje. Duda u gjykua nga togat e zeza te gjykates se Tiranes per nje perleshje me thika te ndodhur mbremjen e 20 qershorit 2009 ne lagjen Ali Demi ne Tirane. Sipas kerkeses per gjykim te prokurorise i pandehuri Duda ishte konfliktuar me dy vellezerit Klodian e Taulant Allmuca dhe me shtetasin Fatjon ela pak dite para ngjarjes. Si motiv te saj prokuroria vleresoi se kishte qene debati i lindur mes paleve per shkak te nje femre ne nje nga pub-et e kryeqytetit. Ne konfliktin qe ka precipituar ne perleshje fizike Duda dyshohej se ka qelluar me thike tre kundershtaret. Plaget e marra kane rezultuar fatale per Fatjon elen i cili nderroi jete. Sipas prokurorise vdekja e eles kishte ardhur si pasoje e gjakderdhjes se brendshme ne mushkeri ku kishte marre dy plage te shkaktuara nga nje arme e ftohte. Duda u dorezua ne polici dy dite pas ngjarjes. Dosja ne ngarkim te Erion Dudes u regjistrua ne 22 shtator te vitit te kaluar ne gjykaten e Tiranes. Shqyrtimi i saj ne kete gjykate u zhvillua ne nje proces normal. Gjate seances gjyqesore u degjuan edhe deshmite e dy personave te plagosur ne ngjarje njeri prej te cileve u procedua per deshmi te rreme para gjykates. Kjo pasi ai devijoi nga theniet e dhena prej tij ne prokurori. ar.ba