E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau dy veta ne Kruje kapet ne Belgjike

BELGJIKE - Pas 18 vjetesh ne kerkim nderkombetar Interpoli ka bere te mundur arrestimin e nje personi te denuar ne mungese per vrasje te dyfishte. Sipas nje njoftimi nga Policia e Shtetit mesohet se eshte arrestuar ne Aalst te Belgjikes 42-vjecari i shumekerkuar per vrasje Gezim Halitaj i njohur edhe si Gazmir Haliti nga fshati Gurez i Krujes. Gjykata e Shkalles se Pare Kruje me vendimin e dates 11 janar 1993 e ka denuar shtetasin Gezim Halitaj per vepren penale te Vrasjes me dashje. Ngjarja per te cilen 42-vjecari Gezim Halitaj eshte deklaruar fajtor ka ndodhur me date 14 korrik 1992 rreth ores 2015 kur i kerkuari ne bashkepunim edhe me Sokol dhe Perparim Halitajn kane pasur nje grindje me shtetasit Gani dhe Ajet Haliti. Me pas Gezim Halitaj ka marre nje arme tip Shotgan dhe ka qelluar ne drejtim te ketyre dy personave duke i lene te vrare. Policia e Shtetit njoftoi dje se gjate qendrimit ne Belgjike i arrestuari Halitaj perdorte identitetin e rreme Bashkim Ademi. Pas arrestimit te tij prej rreth 18 vjetesh qe rezultonte i shpallur ne kerkim kane nisur procedurat per ekstradim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›