Taksat e larta, mbyllen në katër muaj 160 biznese
Tarifat e larta tatimore detyrojnë 160 biznese të reja të mbyllin aktivitetin ende pa e nisur atë.
FIER / MAJLINDA RAMA
Fenomeni është pikasur në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit për zonën e jugut, e cila e ka qendrën në Fier. Me dhjetëra biznese të regjistruara në katër muajt e fundit janë kthyer sërish në këtë zyrë për të bërë mbyllje të aktivitetit. Rastet më të fundit janë vënë re ditët e fundit kur brenda 48 orëve, sapo janë regjistruar kanë ardhur të fshijnë emrin nga lista. Sipas biznesmenëve, shkaku i vetëm është shuma e lartë e tarifave që duhet të derdhin në shtet. "Erdha ta çregjistroj biznesin sepse që ditën e parë që e mori lajmin Tatimorja më erdhi dhe më kërkoi shumë zëra taksash që as i kisha menduar. Unë sapo e kam nisur këtë biznes. Ku t'i gjeja lekët? Tregtoja prej disa kohësh në rrugë, nëpër tregje informale. Tani që unë dua të bëhem i rregullt me shtetin, është ky që nuk më lë të bëj krye. Do e mbyll biznesin në këtë formë dhe do të vazhdoj të endem siç isha edhe pse i paligjshëm në punën që bëja", ka treguar për "Panorama"-n një biznesmen, i cili ishte regjistruar dje paradite dhe po dje kishte parë tatimorët në biznesin e tij me listën e faturave. Si përfaqësues i biznesit të vogël ai duhet të shlyejë mbi 200 mijë lekë të vjetra taksa vjetore, pa llogaritur këtu taksën mbi xhiron, ndërsa tarifat rriten më shumë, në varësi të biznesit. Tatimet dhe taksat nga një politikë mbrojtëse dhe nxitëse për biznesin rezultojnë të jenë shkak për mbylljen e tyre. Të dhënat e QKR në Fier konfirmojnë se, subjektet po mbyllen në një kohë të shkurtër që nga çelja e tyre. Agron Dyrmishi, drejtor i QKR-së në Fier pohon se, brenda një periudhe 4-mujore 160 subjekte kanë kryer procedurat e regjistrimit dhe të mbylljes së menjëhershme. "Pjesa më e madhe e personave që janë regjistruar janë larguar sërish. Disa kanë ardhur pas dy ditësh, disa brenda një afati kohor të shkurtër, por shumë të tjerë janë larguar sapo janë njohur me koston totale të detyrimeve tatimore", është shprehur Dyrmishi. Mësohet se nga këto tarifa janë larguar një pjesë të mirë të emigrantëve nga qyteti. "Hapja e një biznesi është e vetmja mënyrë që ne të kthehemi dhe të jetojmë këtu. Por kur erdha dhe pashë këto tarifa jam shokuar. Kështu nuk është as në Greqi ku jetesa është e një stadi më të lartë", shprehet një emigrant me profesion inxhinier. "Emigrantët kanë shprehur zhgënjim dhe revoltë pasi i janë drejtuar zyrës sonë për të mësuar nëse atyre u ofrohen lehtësira për të çelur një biznes apo për të investuar", thotë Dyrmishi.
Në QKR-në e Fierit ofrohen shërbimet e regjistrimit dhe mbylljes për qytetet e Vlorës, Beratit, Ballshit, Skraparit, Lushnjës dhe rrethin e Fierit. Vetëm nga Fieri rezultojnë rreth 60% e numrit të bizneseve që kanë mbyllur aktivitetin. Mes këtyre përfshihen edhe shumë subjekte të biznesit të madh.