E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen 180 kg kafe kontrabandë

 

SHKODER - Kafe kontrabandë në vendin tonë nga mali. Policia në pikën e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit bllokoi 180 kilogramë kafe, ndërkohë, tre personat që e posedonin atë arritën ti shpëtonin prangave. Mësohet se personat e paidentifikuar po tentonin ta fusnin kafen nga mali, duke dashur të shmangnin pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, me qëllim që të eliminonin pagesën doganore. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së enjtes. Shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të një informacioni të marrë në rrugë operative, kanë bërë të mundur organizimin e aksionit për kontrollin e kalimit të mallrave kontrabandë. Si rezultat, u konstatua se tre persona të paidentifikuar, të ngarkuar me thasë në kurriz, po vinin nga Mali i Zi, në drejtim të tokës shqiptare dhe po tentonin të kalonin rreth 200 metra larg kësaj pike kontrolli doganor.                                                                                  r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›