E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bllokohen 21 furgona

09/02/2005  LAÇ – Policia e Kurbinit, në kuadrin e masave për parandalimin e aksidenteve, si dhe pas akuzave të KLSH për mosvjelje gjobash, ka bllokuar 21 furgonë, ndërsa 88 të tjerë, që kanë pasur mangësi në dokumente, janë ndaluar të qarkullojnë.

Buimet e policisë lokale bëjnë të ditur se këto masa janë marrë në kuadër të urdhrit të lëshuar nga ana e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Të njëjta burime, bëjnë të ditur se janë dhënë edhe 830 masa administrative, si dhe janë hequr edhe 4 leje qarkullimi të gjitha këto brenda një muaji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›