E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Humori është bërë si muzika e vjedhur”

09/02/2005  Njerëzit e humorit kanë humbur ritmin

Tashmë ka pak krijimtari origjinale, humori është bërë si muzika e vjedhur, sepse interneti i ka ndihmuar shumë në “sjelljen e xhaketës”, kështu është shprehur për “Metropol”, Sandër Ruçi. “Aktorët e autorët e njohur profesinistë si Paulin Selimi, Paulin Preka në Shkodër, Pëllumb Kulla në Fier, Naxhi Rama e Gjergj Vlashi në Durrës, Koço Devole e Sheri Mita në Tiranë, ose s’merren më me këtë punë, pasi nuk i marrin frytet e punës së tyre ose rrokullisjet e kohës kanë bërë që ata ta humbin ritmin. Për hir të së vërtetës, ata kanë qenë themelet e krijimtarisë së varietesë ndër vite”.

Më tej, Ruçi ka vazhduar duke thënë se “duhet të jemi realistë se sot qoftë aktori, qoftë autori ballafaqohen me shumë stacione televizive e dixhitale, radio private e media të shkruar. Për t’i mbijetuar këtij vërshimi nevojitet pikërisht origjinalja, jetësorja dhe ana e lartë profesionale, problem ky që mbetet i pazgjidhur për momentin dhe ku nuk është e lehtë tashmë të zëvendësohet tërë ajo plejadë aktorësh e autorësh e viteve ‘60-’90. Përjashtim mund të bëjnë ama stafi i varietesë “Portokalli”, i cili megjithëse me disa defekte të vogla po ia arrin me së miri në qëllimin e vet, faktorët dihen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›