E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjendet në Vjosë,një kufomë e paidentifikuar

09/02/2005  VLORË - Gjendet një kufomë e paindetfikuar në lumin Vjosë. Burimet bënë të ditur se policia e Vlorës mori një informacion në orët e vona të mbrëmjes së hënë, nga një grup banorësh të Novoselës. Sipas këtij informacioni, mësohet se ishte gjetur një kufomë e një burri në anë të lumit.

Sipas zëdhënësit të policisë së Vlorës, Dhimitraq Lala, mësohet se kufoma kishte dalë nga lumi dhe kishte ngecur në shkurret anës tij, në vendin e quajtur Marinat. Burri, i një moshe rreth 60 vjeç, i dekompozuar nga qëndrimi i gjatë në ujë, kishte një gjatësi prej 1.68 cm, rroba të zeza dhe në xhepat e palltos së tij u gjetë një portofol me 7 mijë lekë (të reja).

Sipas mjekëve ekpsertë, mësohet se kufoma mund të ishte mbytur para 20 ditësh, ndërsa mësohet se gjatë kësaj periudhe, nuk ka ndonjë denoncim për zhdukje personi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›