E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nuk i shëroi vajzën,denoncon mjekun popullor

09/02/2005  Nëna i kishte paguar 1.5 milionë lekë

FIER – Një grua, kallëzon mjekun popullor, por më pas, duke shpresuar te “mrekullitë” e tij, tërheq denoncimin. Pas kësaj, mjeku, i cili ishte ndaluar nga policia, është lënë i lirë.

Rreth mesditës të së hënës, në komisariatin e policisë së Fierit është depozituar një kallëzim penal për veprën penale të mashtrimit. Ka qenë shtetësja Zela Xhemalaj, nga qyteti i Patosit, ajo që ka bërë kallëzimi ndaj 43-vjeçarit Servet Begaj banor i fshatit Kraps, të rrethit Fier. Sipas kallëzimit, Serveti, me profesionin mjek popullor, i ka marrë shtetases Xhemalaj shumën prej 158200 lekë (të reja) në këmbim të shërimit të vajzës së saj, e cila vuante nga depresioni. Pas një pritjeje të gjatë, familja Xhemalaj ka menduar se ky ka qenë një mashtrim dhe ka bërë kallëzimin në policinë e Fierit.

Menjëherë pas kallëzimit, policia ka bërë ndalimin e shtetasit Servet Begaj, për veprën penale “të vjedhjes me anë të mashtrimit”.

I ndaluari ka pohuar në polici se nuk ka mashtruar njeri, por ka qenë Zela, e cila në këmbim të kurimit të vajzës së saj, për të cilin ai premtonte në mënryë të përsëritur se do ta bënte me anë të kurave popullore, i kishte dhënë atij shumën e konsiderueshme të lekëve. Në këto kushte, mjeku është mbrojtur se nuk kishte qenë ai që kisht trokitur në derën e tyre për të marrë këtë shumë. Ditën e djeshme, 50-vjeçarja Zela Xhemalaj së bashku me vajzën e saj, rreth 26 vjeçe dhe bashkëshortin kanë qëndruar për disa orë para Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, ku këtë herë ishte paraqitur për tërheqjen e denoncimit. Ky veprim nga ana e saj, është shpjeguar me faktin se familjarët e të ndaluarit kanë shkuar një natë më parë në banesën e tyre dhe kanë premtuar se do t’i kthejnë shumën e parave dhe se nuk kishte qenë një veprim

mashtrimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›