Gripi, 150 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë në spital
09/02/2005 Mjekët këshillojnë për vlerësim të situatës
DURRËS - Prej disa ditësh, në spitalin e Durrësit, në repartin e pediatrisë dhe atë të patologjisë, është shtuar numri i qytetarëve, kryesisht fëmijë, që kërkojnë trajtim mjekësor si pasojë e situatës gripale. Bluzat e bardha të Durrësit nuk e pranojnë që kemi të bëjmë me një epidemi gripale, ndërkohë që mësohet së është rritur ndjeshëm numri i fëmijëve dhe moshës së tretë të trajtuar në regjim spitali. Komplikacionet shëndetësore, sipas mjekëve, kanë qenë serioze, porqë do të duhet të pritet edhe disa ditë deri në përcaktimin e saktë.
Sipas mjekes Liri Dibra, mësohet se “i takon Drejtorisë së Higjienës dhe Epidemiologjisë të përcaktojë llojin e virusit”, ndërsa siguron se situata është plotësisht nën kontroll dhe nuk ka asgjë për t’u alarmuar.
Pediatria duket se është reparti që duhet të jetë në gatishmëri të plotë, duke shtuar edhe numrin e mjekëve të urgjencës. Sipas burimeve nga ky pavion, mësohet se ka pasur ditë që mjekët kanë pritur deri në 150 fëmijë, shifër kjo shumë e lartë, krahasuar me mesataren e vizitave, ndërsa në këtë repart ka fare pak shtretër të lirë.
Bronkiti është shfaqja më e rëndomtë te kjo kategori e prekur nga gripi, ndërsa mjekët kanë këshilluar që me t’u konstatuar problemet shëndetësore te fëmijët, prindërit duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore. Sipas tyre, çdo nënvlerësim i situatës gripale kërcënon seriozisht jetën e fëmijëve.
Në siptalin e Durrësit, mjekët thonë se ka medikamente të bollshme dhe se personeli është i kualifikuar dhe i mjaftueshëm për të përballuar çdo situatë.
Në spitalin e Durrësit që nga koha e fillimit të kësaj situate nuk ka pasur asnjë rast vdekjeje dhe mjekët deklarojnë se nuk përbën asnjë lloj shqetësimi për të dhënë alarm.