E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Mirënjohja e Kombit”, që prej vitit 2004

09/02/2005  Jet 30-vjeçare në skenë

Aktori i humorit, Sandër Ruçi, ka spikatur në role të ndryshme, por në mes tyre mund të veçohen ai i “Xhuzepe Paskuale”, “Gruaja besnike”, “Gomonia”, “Lahuta e Malcisë”, “Recitim për emigrantin”, “Doktor kena harru babën”, “Piknik e Uikend”, “Fantazma e varrit”, “Shkodra jonë”, “Maska”, “Me shkop për dore”. Sandër Ruçi është autor dhe i disa filmave me metrazh të shkurtër. Ai ka të veçantë e vlerë të tijën, përdorimin e ventrilogut (e folura me anë të barkut) me anë të kukullës. Vlen të theksohet se që nga debutimi i tij rreth viteve ’70 në “Klubin e Rinisë” e deri në 2005, mban mbi supe rreth 500 shfaqje. Vitet e fundit, brenda periudhës 2002-2004, u paraqit me dy koncerte shumë të suksesshme në Pallatin e Kongreseve. Pjesa më e madhe e krijimtarisë artistike janë me autorësinë e Sandrit, ku spikasin materialet “Kafazi i Artë”, “Ventrilogu”, “Homazh dhe Retrospektivë”, “Shkodra jonë”, “Gruaja besnike”, “Lahuta e Malcisë” etj.

Te kjo figurë shumëplanëshe nuk qëndron vetëm ana artistike, por edhe ajo humane. Gjithë kjo punë e gjithë këto vlera nuk kaluan pa u vënë re dhe nga pushtetarët. Kohët e fundit është dekoruar nga Presidenti i Republikës, zoti Alfred Moisiu, me medaljen e lartë “Mirënjohja e Kombit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›