Prokurori serb, akuza Berishës: U influencua nga Ramush Haradinaj
Prokurori serb për krimet e luftës,
Vladimir Vukceviç, akuzoi dje drejtpër
drejt Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha,
se nën influencën e Ramush Haradinajt
"ka urdhëruar shërbimet sekrete për të shkatërruar
dokumentet mbi trafikun e organeve
të ish-ushtarëve serbë". "Serbia do ta dërgojë
çështjen në Këshillin e Sigurimit të OKBsë
dhe në Këshillin e Evropës. Bota duhet ta
dijë se çfarë ndodhi në veri të Shqipërisë", tha
Vukceviç.
Deklarata e Vukceviç u bë dy ditë pas vizitës
që ai zhvilloi në Tiranë dhe kryeprokurorja
shqiptare, Ina Rama, refuzoi të nisë hetimet
mbi dyshimet për rrëmbimin e serbëve të Kosovës
dhe dërgimin e tyre në veri të Shqipërisë
ku, sipas serbëve, në një klinikë të improvizuar
u hiqnin organet dhe më pas i trafikonin.
Agjencia e lajmeve serbe "Beta", raporton se
Vukceviç ka thënë për median serbe se
"Kryeministri Berisha urdhëroi shërbimet
sekrete për të shkatërruar dokumentet mbi
serbët e Kosovës, transportimin e tyre në Shqipëri
dhe më pas trafikun e organeve".
Vukceviç shkon më tej, duke deklaruar se
Kryeministri Berisha kishte marrë këtë urdhër
nën presionin e ish-kryeministrit Ramush
Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së.
Që kur Tirana refuzoi të hapë hetime për
këtë çështje, prokurori i Krimeve të Rënda shtoi
se Serbia do ta dërgojë çështjen në Këshillin
e Sigurimit të OKB-së dhe në Këshillin e
Evropës. "Bota duhet të dijë se çfarë ndodhi
në veri të Shqipërisë", theksoi Vukceviç për
median serbe. "Ne kemi arritur në një konkluzion,
se politika luajti një rol shumë sinjifikativ
në fshehjen e krimeve që u bënë kundër
serbëve dhe jo shqiptarëve në Kosovë. Libri i
Karla Del Pontes është padyshim një dëshmi
e pakëndshme për Shqipërinë". Vukceviç tha
gjithashtu se rreth 300 persona janë rrëmbyer
dhe dërguar në Shqipëri në këtë mënyrë dhe
ka informacion mbi disa varre masive të
mundshme, por kjo është një çështje që duhet
hetuar nga Shqipëria, ose nga institucionet
ndërkombëtare.
Prokuroria e Përgjithshme shqiptare e refuzoi
kërkesën e Serbisë për të hetuar pretendimet
e ngritura në librin "Gjuetia" të ishkryeprokurores
së Hagës, Karla del Ponte. Në
librin e saj, Del Ponte flet për ekzistencën e një
klinike në Gurrë të rrethit të Matit, ku anëtarë
të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës grumbullonin
ushtarë serbë dhe u hiqnin organet për
transplant. Gjatë takimit, Prokuroria e
Përgjithshme bëri prezente rezultatet e një
procesi inspektimi dhe verifikimi të përbashkët
(të kryera që në vitin 2005), të cilët kanë
zhvilluar hetues të ardhur nga Haga dhe
prokurorë të rrethit të Matit, në disa ambiente
në zonën e Burrelit. Në përfundim të këtij procesi,
hetuesit e Hagës së bashku me prokurorët
e Matit arritën në konkluzionin se të dhënat
që posedonin hetuesit e Hagës për atë që pretendohej
se kishte ndodhur në Burrel, nuk
rezultuan të vërteta.
Ina Rama: Kundërshtuam Serbinë sipas ligjeve
Kryeprokurorja Ina Rama iu
përgjigj dje pasdite deklaratave
të Prokurorisë serbe, se vendimi
për të kundërshtuar hetimin për
trafikun e organeve nuk është i nxituar.
Sipas Ramës, vendimi është dhënë në
zbatim të ligjeve të shtetit shqiptar.
"Prokuroria shqiptare nuk është nxituar
në dhënien e atij vendimi, por thjesht
kemi zbatuar të gjitha normat dhe ligjet
e shtetit shqiptar", deklaroi akuza qendrore.
Sipas saj, hetimi për transplantet
e organeve në një fshat në Mat mund të
kryhet vetëm nga Gjykata e Hagës, e cila
ka sjellë një grup ekspertësh në vitin
2005, ku rezultoi se akuzat e Karla del
Pontes në librin e saj "Gjuetia" ishin të
pabaza. Deklarata e kryeprokurores, se
do të ndihmojmë vetëm Hagën është
dhënë në agjencinë "Associated Press".
Prokuroria e Përgjithshme në Tiranë
deklaroi pas takimit të Ina Ramës me
prokurorin serb, se kjo çështje është hetuar
nga akuza shqiptare, së bashku me
14 hetues të Gjykatës së Hagës në vitin
2005 dhe dyshimet që janë hedhur nuk
kanë rezultuar të vërteta. Takimi i
kryeprokurores së Shqipërisë, Ina
Rama, me prokurorin e luftës së Serbisë
është organizuar me ndihmën e Ambasadës
së Shteteve të Bashkuara të
Amerikës në Tiranë. Ndërkohë,
Prokuroria serbe e Krimeve të Luftës nuk
heq dorë nga hetimi për ekzistencën e
një klinike të trafikimit të organeve të
ish-ushtarëve serbë në fshatin Gurrë të
rrethit të Matit në Shqipëri. Pas jo-së absolute
të Prokurores së Përgjithshme shqiptare,
Ina Rama, Beogradi njoftoi dje
fillimin e një beteje ligjore. Sekretari i
Shtetit në Ministrinë serbe të Drejtësisë,
Slobodan Homen, i tha radios B92 se për
këtë vendim të Prokurorisë shqiptare,
institucionet e Beogradit duhet të
kërkojnë ndihmën e organizatave
ndërkombëtare. "Ne do t‘u adresohemi
organizatave ndërkombëtare, mbi të
gjitha Këshillit të Evropës. Do t‘u
paraqesim atyre provat dhe unë besoj
se Shqipëria do të duhet të shpjegojë
vendimin brenda 12 orëve, pasi Këshilli
Evropian të ketë në dorë provat", tha
Homen për B92. Zyra e prokurorit për
Krimet e Luftës në Serbi është shprehur
se vendimi i Prokurores së Përgjithshme
shqiptare, Ina Rama, për të mos lejuar
hetimet për trafikun e organeve është i
motivuar politikisht. "Prokurorja Ina
Rama nuk kishte pasur kohë as të
shikonte materialet", tha zëdhënësi i
prokurorit të Krimeve të Luftës, Bruno
Vekaric, citon radio serbe B92.
Ministrja serbe e Drejtësisë, Sne•ana
Maloviæ, gjithashtu përsëriti qëndrimin
e prokurorit serb, se "vendimi ishte i
ndikuar politikisht". "Problemi është se
politikanët shqiptarë janë përfshirë në
këtë çështje dhe ky është vendim i
pastër politik", tha për B92 sekretari i
Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë, Slobodan
Homen. Pretendimi i
prokurorëve për të hetuar për ekzistencën
e një klinike të trafikimit të organeve
të ish-ushtarëve serbë, pasi
kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës,
Karla del Ponte, në librin e saj "Gjuetia"
përmendi ekzistencën e një klinike të
transplantimit të organeve të serbëve të
kapur nga ish-UÇK-ja, me qëllim
trafikimin e tyre në fshatin Gurrë të rrethit
të Matit. Të hënën, prokurori serb i
Krimeve të Luftës, Vladimir Vukceviç,
mbërriti në Tiranë për të zhvilluar një
takim me kryeprokuroren shqiptare, Ina
Rama në lidhje me këtë çështje. Në
njoftimin zyrtar të Prokurorisë shqiptare,
i cili u publikua menjëherë pas takimit,
thuhet se zonja Ina Rama në takim me
zotin Vukceviç bëri prezent rezultatet e
një procesi inspektimi dhe verifikimi të
përbashkët të kryer në vitin 2005 dhe me
hetues të ardhur nga Haga e prokurorë
të Matit në disa zona dhe ambiente në
Burrel, ku u arrit në konkluzionin e përbashkët
se nuk kishte gjë të vërtetë rreth
shkrimeve të Karla del Pontes për ekzistencën
e një klinike të transplantimit të
organeve të serbëve të depërtuar nga
ish-UÇK-ja për në Shqipëri. Ministri shqiptar
i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, në
një prononcim për BBC-në tha se "nuk
mund të fillojë çështje penale thjesht nga
delli poetik i zonjës Del Ponte", e cila, sipas
tij, ka pasur detyrim moral dhe ligjor
që këto dyshime t‘i bënte gjatë kohës që
ajo ishte në detyrë.
Serbia, ankesë në Këshillin e Evropës
Serbia pritet të nisë një ofen
sivë diplomatike për të krijuar
një çështje ndërkombëtare
në lidhje me hetimin e së ashtuquajturës
"heqje të organeve".
Ministrit të Jashtëm serb, Vuk
Jeremiç, i është dorëzuar një
kërkesë për të ndërkombëtarizuar
çështjen, duke e paraqitur
si "pengesë nga Shqipëria për
pengimin e hetimeve". Sekretari
i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë,
Slobodan Homen, tha për
radion B92 se Beogradi do të
kërkojë ndihmën e organizatave
ndërkombëtare, për të bërë presion
te Shqipëria që të mos pengojë
hetimet. "Problemi është që
politikanët shqiptarë janë të përfshirë
në këtë çështje dhe ai është
një vendim i pastër politik", tha
Homen. Sekretari serb për
Drejtësinë, theksoi se "ne do t‘u
drejtohemi organizmave
ndërkombëtare dhe në radhë të
parë Këshillit të Evropës. Ne do
t‘i furnizojmë këta organizma me
të gjitha dokumentet e nevojshme
dhe shpresojmë se
Shqipëria do të reflektojë".