G99: Dorëheqja e Alibeajt, sakrificë për drejtësinë
Lëvizja G99 i kërkoi dje min
istrit Alibeaj të japë dorëheqjen,
dhe jo vetëm për shkak
të frymës konfliktuale, arrogancës
së papranueshme dhe përçmimit
që kanë karakterizuar
komunikimin e tij me të gjithë aktorët
publikë shqiptarë e
ndërkombëtarë. "Ai gënjen paturpësisht
të madh e të vogël, kur
flet për konsensus e konsultime
në kuadrin e reformave në drejtësi",
konstatoi Maklen Misha. Ai
insistoi në faktin se kreu i këtij
dikasteri me veprimet e tij po
rrezikon seriozisht marrëdhëniet
e Shqipërisë me partnerët e
saj kryesorë ndërkombëtarë.
G99 i kërkon Alibeajt të gjejë
kurajon morale e të dorëhiqet
nga posti i ministrit, sepse duket
tashmë qartë se ai ka pranuar
në mënyrë të vetëdijshme të
kthehet në një vegël të shefit të
tij në përpjekjet për të vënë organet
e drejtësisë në kontrollin
e ekzekutivit. "Por mbi të gjitha
ne i kërkojmë zotit ministër të
dorëhiqet, për shkak të dyshimeve
tepër të rënda për përfshirjen
e tij në krijimin e kuadrit
ligjor, që mundësoi tragjedinë e
Gërdecit, gjë që përbën dhe një
rast të pastër konflikti interesi në
marrëdhëniet e tij me organet e
drejtësisë", vijoi Misha. Teksa
shtoi se një ministër që beson
te ca koncepte qesharake si ai i
parajsave elitare, thjesht nuk
mund të drejtojë një dikaster, që
ka për detyrë garantimin e
barazisë së të gjithëve përpara
ligjit. "Për sa më sipër, ne e ftojmë
zotin Alibeaj të gëlltisë për
një moment mungesën e modestisë
dhe besimin e tepruar te
vetja e të japë dorëheqjen", u
shpreh Misha.
istrit Alibeaj të japë dorëheqjen,
dhe jo vetëm për shkak
të frymës konfliktuale, arrogancës
së papranueshme dhe përçmimit
që kanë karakterizuar
komunikimin e tij me të gjithë aktorët
publikë shqiptarë e
ndërkombëtarë. "Ai gënjen paturpësisht
të madh e të vogël, kur
flet për konsensus e konsultime
në kuadrin e reformave në drejtësi",
konstatoi Maklen Misha. Ai
insistoi në faktin se kreu i këtij
dikasteri me veprimet e tij po
rrezikon seriozisht marrëdhëniet
e Shqipërisë me partnerët e
saj kryesorë ndërkombëtarë.
G99 i kërkon Alibeajt të gjejë
kurajon morale e të dorëhiqet
nga posti i ministrit, sepse duket
tashmë qartë se ai ka pranuar
në mënyrë të vetëdijshme të
kthehet në një vegël të shefit të
tij në përpjekjet për të vënë organet
e drejtësisë në kontrollin
e ekzekutivit. "Por mbi të gjitha
ne i kërkojmë zotit ministër të
dorëhiqet, për shkak të dyshimeve
tepër të rënda për përfshirjen
e tij në krijimin e kuadrit
ligjor, që mundësoi tragjedinë e
Gërdecit, gjë që përbën dhe një
rast të pastër konflikti interesi në
marrëdhëniet e tij me organet e
drejtësisë", vijoi Misha. Teksa
shtoi se një ministër që beson
te ca koncepte qesharake si ai i
parajsave elitare, thjesht nuk
mund të drejtojë një dikaster, që
ka për detyrë garantimin e
barazisë së të gjithëve përpara
ligjit. "Për sa më sipër, ne e ftojmë
zotin Alibeaj të gëlltisë për
një moment mungesën e modestisë
dhe besimin e tepruar te
vetja e të japë dorëheqjen", u
shpreh Misha.