E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen 254 kg kanabis, një në kërkim

 SARANDE - Operacioni i koduar “Gajdari 2010”, i kryer mbrëmjen e së martës nga strukturat e krimit të organizuar në policinë e Sarandës ka çuar në sekuestrimin e një sasie prej 254 kg kanabis sativa. Burime nga policia e Sarandës pohuan se rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Qafa e Gjinos”, pranë Delvinës është bllokuar mjeti “Hyndai” me targë TR 94 87 R. Ky automjet vinte nga udhëtimi nëpër aksin rrugor Gjirokastër–Sarandë. Policia, e cila kishte informacione për këtë qarkullim të drogës i ka kërkuar drejtuesit të ndalojë, por ai ka devijuar për në Delvinë, ku dhe braktisi makinën. Pas kontrollit në mjet u zbulua dhe sasia e madhe e drogës. Policia pohoi se transportuesi ishte Idriz çela, 24 vjeç nga Saranda, i cili është shpallur në kërkim. Dyshohet se droga ishte siguruar nga fshati Lazarat me destinacion shtetin fqinj.                        sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›