E Diel, 1 Nëntor 2026

Ortaku i Aldo Bares ikën nga burgu 313

 TIRANE – Prokuroria dorëzoi dje në Gjykatën e Tiranës kërkesën për njohjen e vendimit italian për Manoli Begon, drejtuesin në Itali të bandës së Aldo Bares. Kërkesa u depozitua në sekretarinë e gjykatës nga një prokuror kryeqytetas, dhe pas hedhjes së shortit, gjatë ditës së sotme pritet që të caktohet gjyqtari që do e shqyrtojë këtë kërkesë. Ndërkohë dy ditë më parë, nën super masa sigurie, Bego u transferua nga qelitë e paraburgimit 302 në kryeqytet për në burgun e Fushë-Krujës ku do të qëndrojë, sipas prokurorisë, derisa të shlyejë dënimin që i kanë dhënë autoritet italiane të drejtësisë. Manoli Bego 39 vjeç, emri i të cilit është Edmond Bego dhe që njihet edhe me emrat Saimir Sina dhe Belul Gjahtari, u arrestua më 24 dhjetor të vitit të kaluar, pasi Gjykata e Tiranës vendosi për të masën e sigurisë në mungesë në bazë të dënimit italian me 13 vite burg dhënë në ngarkim të tij. Gjykata e Faktit për Krime të Rënda në Torino e dënoi Begon me 18.5 vite burg, por Apeli e uli këtë dënim në 13 vjet. Bego u gjet fajtor për drejtimin e një grupi shqiptarësh që merrej me shpërndarjen e narkotikëve në zonën e Torinos.       fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›