Hakerat italianë vjedhin 15 milionë
Etleva DeliaDy italianë vjedhin më shumë se 15 milionë lekë të reja në një bankë në Tiranë me karta krediti të klonuara. Autorët e ngjarjes janë arrestuar dje nga policia e Tiranës ndërsa po tërhiqnin para në një nga bankomatet ATM të bankës “së sulmuar”. Shtetasit italianë Luca Calvia dhe Gabriele Pasqualino, të dy 25-vjeçarë nga Genova në Itali, klononin kartat e personave që kishin depozita në bankë dhe më pas vidhnin paratë në bankomate. Llogaritë bankare që ata kanë arritur të vjedhin i përkasin një banke në Shqipëri ndërsa besohet se kanë vepruar edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Italianët sipas policisë kanë zgjedhur vendin tonë, duke qenë se krimi elektronik është ndeshur rrallë duke pretenduar se nuk do të zbuloheshin lehtë. Ndërsa policia nuk ishte në dijeni të krimit, vjedhja është zbuluar nga punonjësit e bankës, nga disa filiale të saj në Tiranë, të cilët i janë drejtuar organeve të rendit. Pas tre muajsh hetime nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës dje rreth orës 01:00, gjatë operacionit të koduar “Paterica”, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i dy italianëve. Sipas burimeve nga policia italianët u arrestuan teksa po tentonin të tërhiqnin para nga një bankomat i bankës, pas rreth 750 transaksioneve të tjera që kishin kryer nëpërmjet ATM-ve, me kartat e falsifikuara. Në momentin e arrestimit atyre i’u sekuestruan 23 mijë euro dhe 200 mijë lekë të reja të sapo tërhequra nga bankomati. Klonimi i kartave“Heckers”-at italianë Luca Calvi dhe Gabriele Pasqualino, kishin arritur të siguronin pajisjet e nevojshme për të klonuar kartat e kreditit, me numra llogarie te bashkëkombësve të tyre italianë, që kishin depozita në bankë. Për këtë policia dyshon se u ka ardhur në ndihmë së paku një bashkëpunëtor nga Italia, për të cilin është informuar policia shtetit fqinj. Në një hotel luksoz në Tiranë, ku qëndronin prej gati një viti, ata kishin krijuar një lloj studioje me pajisjet e nevojshme për falsifikimin e kartave. Burime nga policia sqaruan se për falsifikimin kishin një kompjuter lap-top me informacionin e plotë për kartat bankare dhe PIN-in e tyre, si dhe një pajisje elektronike “Memory card reader” që u shërbente për vjedhjen e informacionit të kartave bankare. Nëpërmjet programit “Black Hiden” ata kishin mundur të falsifikojnë cepin e kartave të kreditit, duke transferuar paratë nga llogaritë reale në bankë dhe paratë më pas i tërhiqnin nëpërmjet bankomateve. Sipas policisë në këtë mënyrë ata kishin kryer mbi 750 transaksione, nga këto mbi 350 transaksione të suksesshme dhe mbi 400 tentativa. Janë përdorur mbi 250 karta, nga të cilat sipas policisë 14 kanë qenë të rregullta e më pas janë klonuar. Dyshohet se kartat mund të jenë përdorur edhe për blerje online, në qendra tregtare dhe dyqane të ndryshme në kryeqytet. Të arrestuarLuca Calvia, 25 vjeçGabriele Pasqualino, 25 vjeçProvat e bllokuara1. Kompjuter lap-top me informacionin e plotë për kartat bankare dhe PIN-in e tyre 2. Një pajisje elektronike “Memory card reader” që u shërbente për vjedhjen e informacionit të kartave bankare 3. 19 karta bankare nga të cilat 5 janë pa mbishkrime me informacionin bankar në të 4. 23 mijë euro 5. 200 mijë lekë të reja të tërhequra nga ATM në Tiranë 6. Autovetura tip “Chrysler”, ma targë TR 7726 R7. Një dosje për kamuflimin e kartave plastikeTIRANE / Grupi kryente blerje nga llogaritë e vjedhuraPrecedenti “Matrix”, 15 hakerat vodhën rreth 1.5 milionë euroTIRANE – Në fillim të korrikut 2008 policia e kryeqytetit vuri në pranga një grup prej 15 të rinjsh në kryeqytet, të akuzuar për falsifikimin e kartave të kreditit dhe tërheqjen nëpër bankomatë të disa shumave të konsiderueshme nga llogaritë e qytetarëve të huaj, kryesisht të vendeve perëndimore. Pas një hetimi disamujor ranë në prangat e policisë Anil Gjergjani dhe Endit Gjergjani, at e bir, si dhe Blerim Abazi, Endri Mezuraj, Enea çela, Fatmir Borshi, Fatmir Kolmarku, Flamur Gashi, Indrit Abazi, Klajdi Terrolli, Kreshnik Luka, Ledjo Doko, Redi çikani, Rei Karapici dhe Alban Bare, të cilët u gjetën fajtorë për “mashtrim në bashkëpunim të disa personave më shumë se një herë, dhe falsifikim të letrave me vlerë. Operacioni për arrestimin e tyre u kodua prej policisë “Ma triks”, ndërsa aktualisht thuajse gjithë të pandehurit ndodhen jashtë qelive pasi kanë shlyer dënimet e marra nga gjykata. Nëpërmjet një pajisjeje të blerë të SHBA ata prodhonin dhe ngarkonin kartat bankare me informacionin e duhur për t’i përdorur ato për zbrazjen e llogarive të personave të ndryshëm, që në total arritën në disa dhjetëra mijëra euro. Numrat e llogarisë dhe informacionet e tjera mbi llogaritë e qytetarëve evropianë, hakerat shqiptare i blinin në internet nga kolegë të tyre në Rusi, Kosovë dhe Bullgari. Nëpërmjet pajisjes së blerë në SHBA ata shkruanin informacionin në kartat e bardha dhe pastaj me to tërhiqnin paratë. fa.ma.