E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen 3 mijë ton vaj luledielli i përzierë me lubrifikante

 

Greqia bllokon 3 mijë ton vaj luledielli përzierë me lubrifikante, vaji është importuar edhe në Shqipëri

Skandali i vajit ushqimor me përmbajtje të lartë dioksine ka përfshirë tashmë Greqinë, ndërsa një pjesë e sasisë prej 3 000 ton është importuar edhe në Shqipëri. Ministria greke e Ushqimit bën të ditur se vaji i ardhur në Greqi nga Ukraina është importuar edhe në Shqipëri nga një kompani shqiptare, emri i të cilës është duke u kontrolluar në dogana për sasinë e vajit që ka importuar në Shqipëri. Sasia e vajit prej 3 000 tonësh ka prejardhje nga Ukraina dhe e kanë sjellë në Greqi dy shoqëri greke me destinacion rafineritë në këtë vend. Pas rafinimit, vaji ushqimor do të kalonte në treg për shitje. Nga të dhënat e Ministrisë greke të Bujqësisë, publikuar gjatë ditës së djeshme edhe nga mediat në këtë vend, sasia prej 2.132 tonësh është shpërndarë dhe deri tani janë bllokuar 1 182 ton vaj luledielli. Ende nuk dihet se ku është destinacioni i 950 tonëve vaj luledielli që rezulton i përzierë me lubrifikante të rrezikshme.

***

Referuar Ministrisë greke të Ushqimit, sasia prej 1 182 ton vaj luledielli i bllokuar gjatë pasdites së të mërkurës nga ana e këtij dikasteri rezulton e ndotur në sasira të mëdha lubrifikant automjetesh. Sipas analizave, që për ministrinë Helene janë vënë në dispozicion nga ana e institutit të analizave në Berne të Zvicrës, rezulton se 10 për qind e sasisë së vajit ushqimor është lubrifikant makinash. Një përbërje e tillë sipas specialistëve zviceranë rrezikon rëndë shëndetin e të gjithë konsumatorëve që përdorin këtë produkt. Ende nuk janë bërë të ditura sasitë e vajit të ndotur me lubrifikantë makinash në Shqipëri, por dihet se në shtetin fqinj sasi të tilla rezultojnë që të jenë shpërndarë në qytetetAthinë, Larisa, Selanik,Veria etj. Skandali i vajrave me përmbajtje të lartë dioksine me origjinë Ukrainën, ka përfshirë prej muajsh edhe shumë vende të Evropës përfshirë Anglinë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›