E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen 30 mijë USD falsë

TIRANË- Bllokohen në Tiranë 30 mijë dollarë të falsifikuar. Agjentët e Antikrimit Ekonomik kanë sekuestruar dje 25 mijë dollarë, të cilët mendohet se janë falsë, ndërsa kanë arrestuar 3 persona të dyshuar si të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije mbrëmë se operacioni është zhvilluar në rrugën “Irfan Tomnini” në kryeqytet dhe është finalizuar me prangosjen e tre personave. Sinjalizimi për sasinë false të valutës që po qarkullonte në kryeqytet i ka mbërritur policisë në rrugë operative dhe pas hetimeve disa ditore, agjentët e antikrimit ekonomik kanë vendosur të ndërhyjnë. Pasditen e djeshme, ata kanë ushtruar kontroll në banesën e dyshuar, ku kanë gjetur sasinë e mësipërme të parave dhe tre personat e dyshuar, të cilët fillimisht janë shoqëruar në polici dhe më pas janë akuzuar për veprën penale të falsifikimit.Hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin vendin ku janë prodhuar paratë false dhe implikimin e mundshëm të personave të tjerë në këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›