E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, i fsheh 200 mijë dollarë doganës

 

ELBASAN-Një 24-vjeçar ka tentuar t’i shpëtojë doganës shqiptare, duke mos deklaruar shumën e parave që kishte me vete. Por nuk ka ndodhur kështu në anën maqedonase ku i riu ka bërë deklarimin e parave. Menjëherë për këtë fakt është lajmëruar pala shqiptare dhe nga Seksioni Kundër Pastrimit të Parave është përcjellë çështja pranëProkurorisë së rrethit Gjyqësor Elbasan. Burime nga policia në Elbasan bëjnë të ditur se ka filluar çështja penale në ngarkim të shtetasit, Elis Braushi, 24-vjeç, banues në lagjen “Surja Dylgjeri” për mosdeklarim të të hollave dhe sendeve me vlerë parashikuar nga neni 179 A i kodit Penal. Rasti është regjistruar një muaj më parë në orët e mbrëmjes ky shtetas ka kaluar pikën kufitare të Qafë-Thanës dhe nuk ka bërë deklarimin e shumës prej 200 mijë dollarë që kishte me vete ndërsa në kufirin maqedonas ai e ka deklaruar këtë shumë duke e justifikuar se do ta përdorte me qëllim tregtinë e mallrave me shtetin kinez. Për këtë rast janë duke vazhduar hetimet nga prokuroria e rrethit gjyqësor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›