Mbetet në burg falsifikuesi i pensioneve
TIRANË- Gjykata e Tiranës, me kërkesë të prokurorisë e vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit Rasim Veizi dhe i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “falsifikimit te dokumenteve zyrtare”. Rasim Veizi, i arrestuar tre ditë më parë në kushtet e flagrancës ngaPolicia e Tiranës, në banesën e tij, e cila sipas akuzës shërbente si bazë falsifikimi për dokumentet zyrtare, dyshohet se uka përgatitur individëve të ndryshëm dokumente false, me qëllim përfitimin e pensioneve të pleqërisë dhe sigurimeve shoqërore. Mësohet se nga çdo shërbim që kryente, i pandehuri përfitonte nga kërkuesit 200-300 mijë lekë. Gjatë arrestimit, 51- vjeçarit iu sekuestruan dokumente të tipit: libreza pune, libreza ushtarake, vërtetime punësimi, libreza kontributesh shoqërore, certifikata personale dhe familjare, etj, të cilat dyshohen se janë falsifikuar. Po ashtu, u sekuestruan dhe materiale shkresore, ku deklaroheshin shumat e përfituara për pajisjen e shtetasve me dokumentacion për përfitimin e pensionit. Operacion për arrestimin e tij, u realizua nga seksioni kundër Krimit ekonomiko- financiar pranë Policisë së Tiranës nëbashkëpunim me prokurorinë.