Bllokohen 300 litra birrë
14/05/2005 Tregtohej me etiketa falso
BERAT - Mbasditen e djeshme, polica e antikrimit ekonomik në bashkëpunim edhe policinë e rendit kanë ushtruar një kontroll të imët në një fabrikë birre, që ndodhet në qendër të Urës Vajgurore dhe kanë bllokuar 300 litra birrë si dhe një numër të konsiderueshëm prej 3 mijë etiketash falso. Gjatë këtij kontrolli, policia ka hasur në kundërshtimin e pronarit, i cili u ka kërkuar dokumentat dhe lejen e kontrollit nga prokurori i rrethit.
Sipas burimeve të policisë, nga kontrolli i ushtruar u konstatua se pronarët e kësaj fabrike prodhonin dhe shpërndanin birrë me etiketa falso.
Pas këtij konstatimi, polica ka sekuestruar mbi 300 litra birrë ndërkohë që ka shoqëruar për në ambinetet e komisariatit edhe pronarin e fabrikës, Agim Muhameti.
I njëjti burim tha për gazetën se në këtë fabrikë janë sekuestruar edhe herë të tjera sasi birre që kjo fabrikë e tregtonte me etiketa falso, edhe në kontrollet e para policia ka sekuestruar në këtë fabrikë edhe 3 mijë etiketa falso.
Pas këtij kontrolli dhe sekuestrimi të sasisë prej mbi 300 litra birrë dhe largimit të policisë, puntorët e fabrikës kanë vazhduar punën edhe në prodhim edhe në shpërndarje.
Po dje policia e sektorit të krimit ekonomik ka përpiluar edhe dosjen përkatëse për në organin e prokurorisë që kjo të ketë mundësinë e hetimit ndaj firmave që tregtojnë prodhime me etiketa falso.
Policia ende nuk bënë të ditur se do të ndalohet apo jo pronari i fabrikës.