E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kufoma e Ulzës, viktimë e masakrave të tipit “Brigadat e Kuqe”

14/05/2005  Dy ditë më parë kishin gjetur edhe një “Opel” të djegur

Kufoma, “gjuetia” e peshkatarëve

TIRANE - Mëngjesin e së henës, rreth orës 03.30, peshkatarët e zonave që gjuajnë rreth liqenit të Ulzës, pak kilometra larg Burrelit, dalluan flakët e një zjarri. Në kthesë, ku rruga ndahet me një degëzim nga ajo kryesorja, segment ky që të shpie në Ulëz, te vendi i quajtur sektori C, pranë një lokali të thjeshtë, bri rruge, vend ku dhe tregtohet peshk, një makinë luksi, tip “Opel”, po digjej.

Të enjten mbrëma, një tjetër peshkatar njofton në polici për ekzistencën e një diçkaje të dyshimtë, vetëm 100 metra larg vendit ku ishte gjetur makina e djegur. Rreth orës 20.30, policë e peshktarë të afruar në bregun e liqenit me varkë zbulojnë trupin e një të riu, rrobet e të cilit ishin të djegura plotësisht. Nata nuk ka lejuar ekpertimin e plotë dhe të imtesishëm të vendit të ngjarjes dhe e gjitha ka përfunduar dje, në orët e paradites.

Po dje, kufoma e paidentifikuar u dërgua nga policia në Tiranë. Peshkatarët nuk e kanë njohur njeriun e vrarë dhe mbytur me litar në qafë.

Mbytje me thes në kokë, goditje me thikë, ky ekzekutim me armë diegie me napalm, nxjerrje e syve, metodat e krimit

TIRANE - I riu i pidentifikuar, i moshës 30 vjeç, me një fizik të plotë, i marrë me stërvitje, është viktimë e një ekzekutimi mafioz. Për ta eliminuar atë është përdorur teknika e vrasësve profesionistë.

Specialistët, që merren me hetimin e vrasjeve të tilla, shpjegojnë se për nga mënyra e masakrimit ka ngjashmëri me krimet e ish-grupeve kriminale ato të “Ku Klus Klan“ dhe “Brigadat e Kuqe“. Përdorimi i thesit me litar, i thikës, plumbit në anë të qafës, djegia me lëngun e ngjashëm me napalm, nxjerrja e syve, për profesionistët e hetimit hidhen dyshime të forta rreth vrasjes së ndodhur në kthesën e Ulzës, pak kilometra pa shkuar në Burrel.

Kufoma e seksit mashkull, 30-vjeçari me fizik të fortë e të mbushur, rreth 1.75 i gjatë, i qethur zero, për të gjithë banorët e zonave përreth vendit të ngjarjes mbetet i panjohur.

Policia, dje në orët e paradites, grumbulloi dhe mori në pyetje të gjithë kryepleqtë nga Burreli, por askush nuk e njohu atë. Ekspertët e Ministrisë së Rendit Publik, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes mbrëmjen e kaluar, vendosën sjelljen e kufomës në morgun e Tiranës.

E parë në çastet e para si një ngjarje e zakonshme, zbulim kufome, ekspertët kanë konstatuar me vonë se pas një trupi të masakruar fshihet një krim i egër, një ekzekutim mafioz, që fillon me marrjen e vendimit dhe përfundon me zhdukjen e gjurmëve.

Gjetja e një çante me municion e armë, veshje komandoje dhe thesin e zi me litar në drejtim të vendit ku është hedhur viktima ka ngritur një version tjetër për specialistët.

Ata dyshojnë rreth një misioni të personit–viktimë. Ndonëse asgjë nuk është përcaktuar definitivisht, viktima, sipas policisë, mund të jetë një trafikant armësh, ose një “misionar” i “paguar” për një detyrë të caktuar. I spiunuar, ai mund të jetë eliminuar pikërisht në këtë territor, ku besohet se mund të ketë qenë dhe kalimi i tij nga Dibra për në Tiranë.

Mënyra e ekzekutimit...

Besohet në një variant të ngjarjes se viktima është marrë “peng“ nga të njohur të tij nga qytetet Durrësi ose Tirana në drejtim të veriut. Së bashku me të duhet të kenë qenë në makinën “Opel“ dy persona të tjerë dhe një i tretë me automjet nga pas.

Gjatë këtij “udhëtimi“, ka patur një përleshje mes viktimës dhe autorëve, ku dyshohet se këta të fundit si fillim i kanë vendosur në kokë thesin e zi me litar. I kanë shtrënguar litarin rreth qafës, dhe në tentativë e sipër për ta mbytur kanë ndeshur në rezistencën e fortë të të riut. Në këto çaste është përdorur dhe thika në ijen e djathtë të trupit. Pas kësaj goditjeje, specialistët shpjegojnë se është qëlluar edhe me plumb në anë të qafës. Heqja e syve me thikë është berë pas gjithë këtyre veprimeve. Pikërisht në këtë moment mendohet se i masakruari ka mundur t’u largohet duarve të autorëve, ka dalë nga mjeti. Autorët kanë shtyrë makinën nga shkëmbi, 30 metra poshtë në liqen, ku si rezultat i hedhjes së shishes me lëngë tip napalme ajo ka marrë flakë.

Së bashku me të është rrëzuar dhe viktima e marrë para nga mjeti. Trupi i tij është djegur keq në disa pjesë të tij, i goditur me thikë në ije, me plumb në qafë, dhe me dy sy të nxjerrë.

Pranë kufomës, 4 automotikë dhe veshje të komandove

Në drejtimin ku pretendohet se është hedhur kufoma, uniformat blu, që bënë këqyrjen e vendit të ngjarjes, gjetën një çantë me rreth 2 mijë fishekë automatiku. Disa prej tyre ishin të shpërndarë, kurse disa në pako me letër ngjitëse.

Specialistët besojnë se tek to mund të gjejnë gjurmë gishtash.

U gjetën gjithashtu në çantën, për ta mbajtur janë dashur dy punonjës policie, edhe katër automatikë model 56, një palë rrobe me lara ngjyrë bizele, të ngjashme me ato të komandove, thesi i zi me litar.

Automjeti i gjetur vetëm 100 metra larg trupit të viktimës është djegur plotësisht. Ekspertët mundën të gjejnë vetëm numrin e shasisë së tij, pasi targat dhe çdo gjurmë tjetër është djegur.

Enigmë motivi

Identiteti i mundshëm, maqedonas ose laçian

Deri mbrëmë vonë, ekspertët e Tiranës nuk konfirmuan identitetin e të masakruarit në Ulëz të Burrelit. Dyshimet e policisë për një identitet të mundshëm lidhen vetëm më vendin e ngjarjes. Meqenëse ngjarja ka ndodhur në zonën e Burrelit, në rrugën që lidhet me Dibrën e Madhe nëpërmjet Peshkopisë, ka dyshime që viktima mund të jetë banor i Maqedonisë. Kjo nisur edhe nga përfoljet për linjën e trafiqeve, drogë–armë, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar në Bllatë. Dyshohet që viktima të jetë trafikant ose një person i nisur me detyrë të caktuar, kjo për shkak të armëve dhe municioneve pranë vendit të ngjarjes. Një tjetër mundësi, sipas policisë, i vrari mund të jetë edhe banor i Laçit, apo i zonave përreth tij, por asgjë nuk është fiksuar zyrtarisht.

Precedentët

3 maj 2005

DURRES – Një kokë gruaje, gjysmë e dekompozuar gjendet e groposur

në një gropë 40 cm të thellë, në fshatin Jubë. Kanë qenë ushtarët komando që ndërsa ngrinin një shesh fushimi, gjejnë kokën edne të paidentifikuar. Sipas burimeve të policisë së Durrësit, mësohet se janë dentifikuar autorët dhe se po punohet për kapjen e tyre. Për sa i përket kohës së krimit, mësohet se ai ka ndodhur më se 3 muaj më parë, ndërsa vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit.

5 maj 2005

SHKODËR – Një kufomë, me moshë rreth 50 vjeç, është gjetur në brigjet e lumit Drin. Sipas burimeve zyrtare nga policia bëhet e ditur se kufoma u gjet pranë fshatit Kosmaç, të rrethit të Shkodrës, rreth 25 km nga qyteti.

Sipas burimeve të policisë, kufoma është e seksit mashkull, me flokë të rëna, mendohet se është rreth 50 vjeç dhe ka disa ditë që ka vdekur. Burimet nga policia bëjnë të ditur se nuk ka pasur asnjë reklamim nga ndonjë familjar, për humbjen e të afërmit të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›