E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rekturtët, 1200 ndjekje penale, refuzojnë shërbimin ushtarak

14/05/2005  Dega e Mobilizimit, thirrje për kryerjen e ushtrisë

FIER - Dega e Mobilizimit Ushtarak në Fier, dërgon për ndjekje penale në Prokurorinë Ushtarake të Vlorës 1200 të rinj, që nuk i janë përgjigjur thirrjes nën armë.

Në bashkëpunim me policinë e rendit, kjo degë ka realizuar vetëm 50 për qind të planit.

Periudha në të cilën Dega Ushtarake në Fier, ka përgatitur dosjet përkatëse për këta të rinj, bëhet fjalë për këtë periudhë të parë të këtij viti.

Sipas shefit të rekrutimit pranë Degës së Mobilizimit Ushtarak në Fier, Xhemil Sulaj, ky kontigjent nuk i është përgjigjur prej kohësh thirrjeve të shpeshta të Degës së Mobilizimit, apo këmbimit të shërbimit ushtarak me detyrimin e vlerës së përcaktuar monetare.

“Është për t’u theksuar, ka thënë shefi i rekrutimit Sulaj, se vetëm nga komuna Portëz, 3 km larg qytetit të Fierit, janë dërguar në Prokurorinë Ushtarake në Vlorë për ndjekje penale 90 emrat e të rinjve, që nuk i janë përgjigjur thirrjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak”.

Vihet re se, pavarësisht ligjit, shumë shtetas, në moshë për kryerjen e shërbimit ushtarak, i shmangen atij, duke justifikuar largimet jashtë shtetit, edhe nëse ndodhen këtu. Duke marrë parasysh kushtet, në të cilat ndodhen në fazat e mobilizimit ushtarak kjo degë dhe fenomenit në fjalë ka lindur si një domosdoshmëri bashkëpunimi me policinë e rendit, duke detyruar nëpërmjet forcës të rinjtë për t’u mobilizuar në radhët e ushtrisë.

Rreth 50 për qind e kësaj detyre është mundur të realizohet vetëm nëpërmjet kësaj mënyre, ndërkohë që, sipas krerëve të Degës së Mobilizimit në Fier, kjo është e vetmja rrugë për të vazhduar realizimin e kësja detyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›