Pensionet, 700 lekë më tepër

14/05/2005 Qeveria miraton vendimin për barazimin e pensioneve të para vitit ’93 me ato më pas
Ja sa lekë më tepër do të marrin 52 mijë pensionistë, sipas kategorive
Këtë muaj, 52 mijë pensionistw në fund të majit do të marrin mesatarisht 700 lekë të reja më tepër pension. Ka pensionistw që do të fitojnë vetëm 21 lekë rritje, por dhe nga ata që do të fitojnë 1.600 lekë. Kështu që, mesatarisht i bie 700 lekë të jetë rritja. Nga kjo masë do të përfitojnë 52 mijë pensionistë. Kështu, Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin “Për zbatimin e fazës së pestë të ngushtimit të diferencave në masën e pensioneve”. “Natyrisht, siç edhe e përmenda më lart, ngushtimi i diferencave është bërë në bazë të kategorive të pensioneve, ku mesatarja e rritjes llogaritet në 700 lekë”, deklaroi zëdhwnësi i Qeverisë, Aldrin Dalipi.
Rritje për pensionet e plota dhe të parakohshme
”Vendimi mbështetet në zbatimin e programit social të qeverisë në fushën e pensioneve, të cilës i kushtohet vëmendja e duhur sot dhe të njëjtën vëmendje do të ketë dhe në të ardhmen, në këtë drejtim.
Vendimmarrja e djeshme realizon përfundimin e procesit të ngushtimit të diferencave të masës mujore të pensioneve të caktuara para vitit 1993 me ato mbas vitit 1993. Këtu përfshihen dy kategori: pensioneve të plota të pleqërisë, si dhe pensioni i parakohshëm.
Rritja minimale dhe maksimale
Kështu, sipas vendimit, personat që kanë përfituar pension të plotë të pleqërisë para vitit 1993, do të kenë pas këtij vendimi një rritje për shkak të ngushtimit të diferencës minimalisht 21 lekë dhe maksimale 1671 (njwmijë e gjashtëqind e shtadhjetë e një) lekë. Pra, pension i plotë i pleqërisë para vitit ‘93 shkon tashmë në shifrën maksimale 14.038 (katërmbëdhjetë mijë e tridhjetë) lekë. E njëjta rritje mesatare është edhe në rastet e pensionit të parakohshëm, për ngushtimin e diferencave në masën e pensioneve.
Efektet financiare
Efektet financiare të këtij vendimi do të fillojnë nga 1 maj 2005 dhe llogariten në 38 milionw lekë në muaj dhe 325 milionw lekë në vit, të cilat përballohen nga buxheti i miratuar për Instituti i Sigurimeve Shoqërore për vitin 2005. Nga zbatimi i të pesë fazave, vetëm për vitin 2005 do të shpenzohen 2.3 miliardw lekë.
EFEKTI I NDRYSHIMIT TË LLOGARITJES
Diferenca që do të krijohet pas qershorit
Një projketligj i ri pritet të miratohet nga Parlamenti, i cili ndryshon formulën e llogartitjes së pensionit për ata që do të dalin pas qershorit të këtij viti. Me formulën e re do të indeksohen sipas inflacionit të gjitha pagat e marra para viteve ’90. Kështu nuk do të ketë pension nën 93 mijë lekë, që, aktualisht hyn te pensionet e larta. Vendimi i ri ngushton diferencat deri në 97.6 për qind. Por, pas hyrjes në fuqi të ligjit të pensioneve, me llogaritjen e re të tyre do të krijohen diferenca të dukshme me ata që kanë dalë në pension aktualisht. Kështu, që disa vite më pas, edhe kjo diferencë duhet të ngushtohet. Pra, diferencat e pensioneve nga viti në vit, teorikisht asnjëherë nuk do të shuhen. Specialisti i ministrisë shpjegon se deri në vitin 1993, paga neto nuk është indeksuar. Me ligjin e ri, të gjitha pagat e marra nga personi do të indeksohen për të llogaritur pensionin e tij. Kështu që asnjë person që do të dalë në pension pas qershorit të këtij viti, nuk do të ketë pension më pak se 93 mijë lekë. Rrjedhimisht do të krijohet një grup i ri pensionistësh, që do të kenë një diferencë të theksuar në pension me ata që kanë dalë para vitit 2005.
Shtesat sipas viteve kur kanë dalë në pension
Ata që firmosin pensione të plota do ta gjejnë veten
në dy kategori, ndërsa rritja prek dhe një pjesë të
pensioneve të parakohshme. Të vetmet që nuk kishin përfituar nga fazat e mëparshme të ngushtimit të diferencave të pensioneve.
Ata, që kanë dalë në pension deri më ‘91
Kështu pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara sipas ligjit të ’66-ës me datë fillimi deri më 30 qershor 1991,
që në këtë datë kanë masë pensioni nga 417 lekë deri
në 700 lekë dhe që më 1 korrik 2004 kanë arritur masën
nga 7.366 lekë deri në 12.370 lekë në muaj, përfitojnë
shtesa nga 21 lekë deri në 1.671 lekë në muaj.
Ata që kanë dalë në pension deri më ‘93
Kategoria e dytë janë ata që nga 1 korriku ’91
deri më 30 shtator ’93, që në këta datë kanë
masë pensioni 1.238 lekë deri në 1.967 lekë dhe më 1
korrik 2004 kanë arritur masën 7.814 lekë deri në
12.370 lekë në muaj. Këta pensionistë përfitojnë
shtesa nga 160 lekë deri në 1.671 lekë në muaj.
Të parakohshmit
Ndërsa për pensionet e parakohshme me datë fillimi
deri më 30 shtator 1993, që në këtë datë kanë masë
pensioni 1.245 lekë deri në 1.967 lekë në muaj dhe më
datë 1 korrik 2004 kanë arritur masën nga 7.376 lekë
deri në 11.650 lekë shtohen me shuma fikse nga 21 lekë
deri në 1.425 lekë. specialistë të Ministrisë së Punës
kanë shpjeguar se projekt-vendimi parashikon të
realizojë përafrimin e masës mujore të pensioneve të
caktuara me ligjin e vjetër të vitit 1966, para vitit
1993 me ato të caktuara me ligjin e vitit 1993. Para
kësaj ishin realizuar katër faza, ku faza e katërt
arriti të përmirësojë raportin mes pensionit maksimal
dhe atij minimal në masën 85 për qind. Vendimi i fundit i qeverisë, faza e pestë synon përmirësimin e këtij raporti deri në masën 97 për qind dhe u jep fund nismave për ngushtimin e diferencave në masën e pensioneve.
Kategoria I
Pensionistët me datë fillimi deri më datë 30.06.1991
me masë pensioni 417 lekë deri në 700 lekë dhe që më
01.07.2004 kanë arritur masën 7.366 lekë deri në
12.370 lekë në muaj përfitojnë 21 lekë deri 1.671 lekë
Katregoria II
Pensionistët e periudhës 01.07.1991 deri në 30.09.1993
me masë pensioni 1.238 lekë deri në 1.967 lekë dhe më
datë 01.07.2004 kanë arritur masën 7.814 lekë deri në
12.370 lekë në muaj përfitojnë 160 lekë deri në 1.671
lekë në muaj
Kategoria III
Pensionet e parakohshme me datë fillimi më datë
fillimi deri më 30.09.1993 që në këtë datë kanë masë

datë 01.07.2004 kanë arritur masën 7.376 lekë deri në
11.650 lekë përfitojnë 21 lekë deri në 1.425 lekë
Ministri Bejtaj ka siguruar se në 2007 nuk do të ketë më diferenca në lekë mes pensioneve para dhe pas 1993.
Ky vendim ngushton diferencat deri në 97.6 për qind.
Indeksimi sipas mallrave e ushqimeve që konsumon një pensionist
Para zgjedhjeve, 8% rritje për Qytetarët, 15% për fshatarët
Në muajin qershor, pikërisht për zgjedhje, pensionet do të rriten 8 për qind për qytetin dhe 15 për qind për fshatin, të paktën kaq është llogaritur në fillim të vitit në plan-buxhetin e miratuar nga qeveria. Efektet financiare nisin nga 1 qershori. Por, kjo rritje pritet që të miratohet nga Këshilli i Ministrave pas dy javësh. Ndërkohë Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë gati projekt-vendimin. Për të barazuar pensionet e fshatit me të qytetit janë ndërmarrë katër rritje viti pas viti. Fillimisht rritja ka qenë 10 për qind për qytetin dhe 20 për qind për fshatin, ndërsa këtë vit është një rritje me një diferencë më të ngushtë. Ndërkohë po në muajin qershor, sikundër dhe për pagat, do të bëhet dhe indeksimi sipas rritjes së inflancionit. “Por ky koeficientë nuk do të llogaritet sipas mallrave të shportës për një familje, por sipas një shporte të dytë, pasi një pensionist nuk konsumon të njëjtat gjëra si një person tjetër. Këtë shportë s’do ta përcaktojë INSTAT”, ka thënë dy javë më parë Engjëll Bejtaj, ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale. Ndërkohë, sipas ministrit, çdo i moshuar që punon, ndërsa ka arritur moshën për pension do të përfitoj 0.32 për qind për çdo vit pune mbi moshën e pensionit. D.Xh
49.2 miliardë lekë
ose 50 për qind rritje fondi i pensioneve të qytetit. Pas vitit 2001 deri tani, fondi ishte 33 miliardë lekë
8 miliardë lekë
ose 100 për qind rritje fondi i pensioneve të qytetit
2 miliardë lekë
për secilën nga katër fazat e ngushtimit të diferencave mes pensioneve
215 milionë lekë
pensionet e invalidëve të punë
1 miliard lekë
fondi i shtesës për ata që kanë statusin e veteranit
350 milionë lekë
fondi shtesë për ata që janë familje dëshmor
40 milionë lekë
pensione të posaçme për rreth 300 veta, artistë dhe shkencëtarë
1.5 milionë lekë
pensione suplementare për ushtarakun
450 milionë lekë
për minatorët
120 milionë lekë
ish-punëtorët e ndërmarrjeve ushtarake
34 milionë lekë
fondi për pensionet e ish-pilotëve