Prokuroria, 35 plumba mbi basketbollistët

14/05/2005 Dy basketbollistët u ekzekutohen nga “Grupi i Çobenjëve”
Korçë - Në seancën e dytë gjyqësore në ngarkim të të pandehurve Vathi Strati, Gjergji Bregu dhe Damjano Toshi, i cili gjykohet në mungesë, prokurori Ardian Nezha, para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Vaskë Pani, rindërtoi vrasjen e dy basketbollistëve në fillim të shtatorit të kaluar në Korçë. Prokurori Nezha ngjarjen e ka rindërtuar mbi dëshminë e të mbijetuarit Julian Beçka, i cili mbeti i plagosur rëndë, ndërsa dy shokët e tij, Sokol Jahollari dhe Rafael Riza mbetën të vdekur nën breshërinë e plumbave.
Paravrasja
Sipas asaj çka është thënë në seancën e djeshme gjyqësore, viktima Sokol Jahollari më 3 shtator 2004, ka dalë në rrugët e Korçës me makinën e Klajdi Jahos, pasi ky i fundit kishte shkuar në Tiranë për blerjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Greqi. Jahollari është parë me automjetin tip “Volksvagen”, në ngjyrë të bardhë, me targë KO 9341 A, në orën 12.00, së bashku me Julian Beçkën. Në xhamin e pasëm të makinës kishin vendosur flamurin kombëtar. Ndërsa në orën 13.30 minuta kanë qenë te Pallati i Sportit “Tamara Nikolla”.
Sipas prokurorit Ardian Nezha, stërvitja ka filluar në orën 18.30 minuta dhe ka përfunduar në orën 19.40 minuta. Ndërsa kanë dalë nga pallati i sportit në orën 20.00.
Dy të akuzuarit si autorët e krimit, Vathi Strati, Gjergji Bregu dhe Damjano Toshi, të pajisur me dy armë automatike dhe të maskuar, kanë qëndruar në afërsi të Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla”.
Vathi Strati kishte vendosur një shami të zezë në kokë, kurse Damjano Toshi një kapele. Ky i fundit shfaqej për herë të parë në Korçë, pasi ishte i shpallur në kërkim nga policia për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.
Nga ora 19.30 dhe deri në orën 20.00, në celularët e tyre është vënë re një fluks i madh thirrjesh telefonike. Të tre të akuzuarit kanë pritur aty në gayishmëri të plotë daljen e basketbollistëve.
Vrasja
Sokol Jahollari, Rafael Riza dhe Julian Beçka kanë dalë nga dera e pasme e pallatit të sportit dhe kanë shkuar drejt makinës, me të cilën do të largoheshin. Automjetin tip “Volksvagen” e kishin parkuar shumë afër me hyrjen. Në vendin e drejtuesit të automjetit u ul Sokol Jahollari, pranë tij, në vend të parë, qëndroi Julian Beçka, ndërsa Rafael Riza qëndroi në sediljen e pasme të automjetit.
Pikërsht në këtë çast, Vathi Srati dhe Damjano Toshi, të dy të armatosur, i dolën makinës nga ana e pasme dhe qëlluan me breshëri plumbash me armë automatike model 56, të kalibrit 7.62 mm. Plot 35 fishekë u zbrazën në drejtim të viktimave. Rafael Riza duke qenë në sediljen e pasme ishte i pari që ishte ndarë përfundimisht nga jeta. Deri në atë moment, Sokol Jahollari dhe Julian Beçka kishin mbetur të plagosur dhe ishin ende gjallë.
Jahollari, që kishte parë se ç’po ndodhte, i tha Beçkës: “Na vrau ‘çobani i vogël’”.
Kishte qenë Toshka, ai që kishte qëlluar përsëri mbi viktimat, ku Jahollari mori plagë të tjera dhe për pasojë vdiq edhe ai.
Mundi të shpëtonte rastësisht Julian Beçka.
Damjano Toshi hodhi gjithçka që kishte me vete për t’u maskuar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, të njëjtën gjë bënë edhe Vathi Strati dhe Gjergji Bregu, të cilët u larguan së bashku me një motor në ngjyrë të kuqe.
Më pas u arrestuan Vathi Strati dhe Gjergji Bregu, ndërsa hetimet e mëtejshme nxorën në pah dhe emrin e Damjano Toshit.
Motivi sipas akuzës
Konflikti nisi 3 vjet më parë
Tre të pandehurit Vathi Strati, 28 vjeç, Gjergji Bregu, 22 vjeç dhe Damjano Toshi, 21 vjeç, që të tre banorë të qytetit të Korçës, më 3 shtator 2004, ora 20.00, kanë shkuar te Pallati i Sportit “Tamara Nikolla” të armatosur me armë automatike, të maskuar me maska dhe të veshur me rroba të zeza dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit tip Volksvagen Golf, me targë KO 9341 A, ku ndodheshin në atë moment Rafael Riza, 18 vjeç, Sokol Jahollari, 28 vjeç dhe Julian Beçka. Këta të fundit sapo kishin dalë nga stërvitja e basketbollit.
Si pasojë e këtij sulmi kriminal, tha prokurori Ardian Nezha, gjeti vdekjen Riza dhe Jahollari, ndërsa mbeti i plagosur rëndë Beçka, të cilët kishin qenë shokë të ngushtë që nga rinia e hershme e tyre.
Nga hetimet e kryera rezuton se shkak i këtij sulmi ishte bërë një konflikt i vjetër midis palëve. Gjithnjë sipas prokurorit të çështjes Ardian Nezha, Sokol Jahollari, Julian Beçka dhe Klajdi Jaho, ishin konfliktuar me Damjano Toshin, i njohur në ambientet e Korçës si “Ervin Toshi”, “Toshka i Vogël”, ashtu siç njihej dhe me emrin “Çobani i Vogël”.
Konflikti i vjetër kishte ndodhur më 14 gusht të vitit 2001, në qendër të Korçës, pranë Kinema “Moravës”, ku të dy palët pas konfliktimit ishin goditur.
Pas konfliktit, basketbollisti Sokol Jahollari largohet nga Korça në drejtim të Kosovës, ku luajti për dy vjet me radhë në kampionatin kosovar të basketbollit.
Ky konflikt u pasua me aktin kriminal të datës 3 shtator të vitit 2004.