Bllokohen 5 kg heroinë, policia e Janinës ndalon 2 shqiptarë
21/12/2011 Droga me vlerë 300 mijë euro
KAKAVIJE - Të paktën 5 kg heroinë, me vlerë 300 mijë euro, u bllokua të martën nga policia e Janinës (Greqi), ndërsa dy shtetas shqiptarë u ndaluan për trafikim ndërkombëtarë të lëndës narkotike, njoftoi policia e Gjirokastrës, duke cituar policinë greke. “Heroina po transportohesh me autobusin e linjës ndërkombëtare Himarë-Athinë, me targa shqiptare”, thuhet në komunikatën e policisë. Të njëjtat burime thanë se heroina e ndarë në dhjetë pako ishte fshehur në kondicionerin e autobusit, ndërsa kontrolli u krye në kilometrin e pestë, në rrugën kombëtare Kakavijë-Janinë (Greqi). I njëjti zyrtar saktësoi se automjeti u bllokua pranë Kallpaqit, rajon i Janinës, në veri të Greqisë. “Dy transportues shqiptarë, përkatësisht 43 e 45 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, u ndaluan, ndërsa vazhdon hetimi për zbardhjen e plotë të skemës së trafikimit ndërkombëtar”, thekson zyrtari. Gjatë këtij viti, policia rajonale e Janinës (Greqi) ka ndaluar 5 ton hashash me vlerë 6 milionë euro, 49 kg heroinë, 3 armë kallashnikov, 20 granata, 5 pistoleta, ndërsa ka ndaluar 398 persona, prej të cilëve 200 shqiptarë.