Ristani: Nuk është faji i sistemit, por i politikës
21/12/2011 Kryetari i KQZ-së komentoi dje opinionin e Venecies për reformën zgjedhore
“Të gjitha janë sisteme të mira, por varet nga interesat e klasës politike”
“Çdo sistem është i mirë, në rast se nuk keqpërdoret nga interesat momentale të politikës”, - ky është mendimi i shprehur dje nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, i cili problemin e shikon te politika, pasi çdo sistem është i zbatueshëm. “Sisteme të këqija nuk ka, janë të gjitha sisteme që përdoren në të gjithë botën, por sipas kushteve specifike, në vendet konkrete zgjidhet njëri sistem apo tjetri. Nuk mund të them se mazhoritari i përzierë me proporcional, që ishte sistemi që ne lamë, ishte më i keq sesa sistemi rajonal-proporcional. Të gjitha janë sisteme të mira, por varet nga interesat e klasës politike se cili i përshtatet për momentin”, - deklaroi Ristani në përfundim të mbledhjes së djeshme të KQZ-së, ku u vendos shtyrja e shqyrtimit të kërkesës për referendum kundër importit të mbetjeve. I pyetur në lidhje me një koment të tij për vlerësimin e Komisionit të Venecies për një KQZ jopolitike, Ristani e cilësoi këtë një ide të drejtë dhe sheh të domosdoshme kryesisht depolitizimin e KZAZ-ve dhe grupeve të numërimit. “Unë mendoj se administrata zgjedhore duhet të jetë apolitike. Pjesa tjetër e administratës në nivelin e dytë dhe të tretë do të ishte mirë që të ishte një administratë profesionale, për të cilën KQZ-ja ka nisur punën e saj. Jemi në një proces trajnimi dhe reformimi, në kuptimin që këta komisionerë t’i certifikojmë si njerëz të trajnuar dhe profesionistë”, - u shpreh Arben Ristani. Rinumërimi i fletëve të hedhura në kutitë e gabuara apo funksionimi i KQZ-së janë çështjet për të cilat Komisioni i Venecies ka dhënë rekomandimet e tij për Shqipërinë. Ndërsa korrektimi i sistemit zgjedhor në proporcional-kombëtar është kërkesa kryesore e partive të vogla, aleate të dy partive kryesore, që kanë veton në komisionin e reformës, çka nënkupton se pa njërën prej tyre ky ndryshim është i pamundur. Vetëm pas dy mbledhjeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për ecurinë e deritanishme të procesit. Ata kundërshtojnë vendimin e demokratëve dhe socialistëve për të diskutuar çështjen e sistemit zgjedhor në fund të punës së komisionit të posaçëm parlamentar.
Rikompozimi i KQZ-së
Në raportin e Venecies dërguar palës shqiptare më 28 nëntor, në mënyrë të përmbledhur propozimet e ekspertëve zgjedhorë kanë të bëjnë me “rregulla që të garantojnë emërimin e shpejtë të anëtarëve të komisioneve zgjedhore” në rastet kur ata zëvendësohen, një praktikë e përdorur shpesh nga partitë, apo “rregulla që të ndalojnë heqjen e tyre pa një arsyetim të qenësishëm”, sikundër nuk konsiderohet normale që në kohën e shortit për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor një gjykatës mund të refuzohet pa motivacion. Pas problemeve të mëdha që u vunë re me numërimin e votave në Tiranë, kërkohet “përcaktim i qartë se si do të veprohet me votat e hedhura në kutinë e gabuar, po ashtu dhe pasqyrimi i tyre në tabelat e rezultateve”.