Shpallet në kërkim, arratiset dënuari për tentativë vrasjeje
21/12/2011 Mori leje për 2 javë nga burgu, largohet. Policia: Jemi në gjurmët e të arratisurit
PEQIN- Një i dënuar ka thyer lejen e dhënë nga Drejtoria e Burgut, duke mos u kthyer më pas dy javëve pranë familjes. Lulzim Paja 37 vjeç me banim në fshatin Shërmen në Elbasan nuk është kthyer më ditën e djeshme kur i përfundonte edhe leja e tij. Menjëherë Drejtoria e Burgut ka lajmëruar komisariatin e Elbasanit dhe Prokurorinë për ngjarjen, duke e shpallur në kërkim të dënuarin.
Arratisja
Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë Dashamir Xhika thotë se për 37-vjeçarin janë ndjekur të gjitha procedurat. Ai kishte shkuar pranë nënës dhe nuk është kthyer në ditën e caktuar. Policia është vënë në gjurmët e tij dhe po negociohet për vetëdorëzimin. Edhe nëna e tij nuk di ta shpjegojë largimin e të birit. Ajo thotë se nuk di asgjë dhe i biri i ka thënë se do të shkonte sërish në burg. Vetëm kur kanë mbërritur agjentë të policisë e ka mësuar se i biri ishte larguar pa ditur destinacionin. Ndaj tij është ngritur menjëherë akuza e thyerjes së lejes duke rënduar masën e dënimit. Policia ka shpërndarë foton e autorit dhe është vënë në kërkim për kapjen e tij. Me këtë rast është duke u marrë edhe Prokuroria e Elbasanit. Në vitin 1999 gjykata e rrethit Tiranë me vendimin nr.162/72 akti, datë 14.01.1999 ka vendosur: Ngritjen e mosmarrëveshjes për kompetencë në Gjykatën e Lartë për çështjen penale ndaj të pandehurit Lulzim Paja për veprën penale të “vrasjes me dashje për cilësi të veçanta të viktimës e mbetur në tentativë”, në bazë të nenit 79/c - 22 të K. Penal për “mbajtje pa leje të armëve luftarake”, në bazë të nenit 278/2 të K. Penal dhe “largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit (transportimit)”, në bazë të nenit 323/1 të K. Penal. Ai është dënuar nga gjykata e Elbasanit me 17 vjet heqje lirie, duke kryer pjesën më të madhe të dënimit. Kur i mbeteshin edhe dy vjet për sjellje të mirë dhe në bazë të të gjithë procedurave i është dhënë leje për dy javë, leje që përfundonte të dielën. Policia e Elbasanit tha se është në kërkim të 37-vjeçarit. Të njëjtat burime thanë se janë në gjurmët e tij dhe arrestimi mbetet çështje orësh.