Bllokohen 5 makina luksoze
• DURRES - Operacioni "Pranverë 2008" vjen me "lule" të tjera. Një i arrestuar dhe katër të tjerë, të cilët do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë, përbëjnë bilancin më të fundit të operacionit të koduar "Pranverë 2008", i cili ka vënë në shënjestër të tij autoveturat e vjedhura në vendet e BE. Paralelisht me këto veprime është kryer edhe sekuestrimi i automjetit luksoz të tipit "Jaguar" me targë BJ 774 NG, i cili është vjedhur më 26 shtator të vitit 2007 në qytetin italian të Foxhës. Ndërkohë blutë e Durrësit kanë arrestuar pronarin e "Jaguar"-it, Bernard Beja. Lista e makinave të bllokuara nga policia shtohet me 2 "BMW" "X-5", dy makina "BMW" model "seria 7", ndërsa për pronarët e tyre ka nisur hetimi në gjendje të lirë me akuzën e trafikut të mjeteve motorike.o.u