E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Të largohet Poni nga kartat e identitetit

• Partia Socialiste përmes sekretarit të saj organizativ denoncoi korrupsionin në procesin e pajisjes së shqiptarëve me karta identiteti.Madje, Klosi drejtoi dhe akuza konkrete, duke kërkuar dhe largimin e zëvendësministrit të Brendshëm, Ferdinand Pone. "Në kushtet e mëdha të hapësirave korruptive të ofruara nga procesi i fundit tenderues, në kushtet e inkompetencës dhe shqetësimit të partnerëve strategjikë, i kërkojmë qeverisë shqiptare largimin e menjëhershëm nga ky proces të personave të akuzuar, personave të cilët kanë përgatitur dhe termat e referencës, duke filluar nga ky proces reagimi, nga zv.ministri i Ministrisë së Brendshme, Ferdinand Poni dhe duke ofruar qeveria shqiptare transparencën më të madhe për opozitën shqiptare", tha Klosi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, për të dhënë sqarime rreth këtyre akuzave. "Projekti i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimet e reja elektronike është një proces që po kryhet në transparencë të plotë dhe nën monitorimin e ekspertëve të huaj ndërkombëtarë", tha Nishani. Sipas tij, deklaratat e bëra për këtë çështje janë spekulime politike. "Pajisja e qytetarëve shqiptarë me letërnjoftime të reja elektronike, është një nga projektet më të mëdha të qeverisë shqiptare dhe shpreh keqardhjen për tentativat e individëve të veçantë që mundohen të spekulojnë pa të spekulojnë para opinionit publik", u shpreh ministri Nishani gjatë seancës së djeshme parlamentare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›