E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen 6 pika bastesh në Tiranë

 

TIRANE - Policia e kryeqytetit ka bllokuar gjashtë pika bastesh sportive, që ushtronin veprimtarinë e tyre pa licencë. Burime zyrtare të policisë, thanë se specialistët e seksionit Kundër Krimit Ekonomik-Financiar në bashkëpunim me Seksionin e Pastrimit Parave, Seksionin Kundër Korrupsionit zhvilluan një operacion policor i koduar "Tirana Ruletë", ku u arritën të identifikohen, të parandalohen, aktivitetet e jashtëligjshme të lojërave të fatit. "Gjatë ditës së djeshme është ushtruar një kontroll i imtësishëm në pika të ndryshme të lojërave të fatit në kryeqytet. Nga këto struktura, u kryen një sërë veprimesh procedurale, për veprat penale të "Organizimit të palejuar të lojërave të fatit" dhe të "Vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara", parashikuar nga nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal, ndaj 6 shtetasve, pronarë të pikave "Lloto sport", të cilët do të ndiqen në gjendje të lirë", tha policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›