E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mocioni i ri ndaj Topallit, PS bën llogaritë e numrave

Rikthimi në debatin publik i idesë së mocionit për shkarkimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli ka hapur lojën e numrave. Aktualisht, partitë e majta duket se kanë gjetur një gjuhë deri diku të përbashkët për konkretizimin e kësaj nisme. Gjithsesi, ekuilibrat dhe numrat që kërkon përmbyllja me sukses i këtij aksioni janë në dyshim. Opozitarët kanë dështuar deri më tani në dy nismat për të larguar kryeparlamentaren nga posti që mban. Paçka se siç pretendon kreu socialdemokrat, Skënder Gjinushi, votimi siç përcakton Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit, pra i fshehtë dhe me kuti nuk është kryer. Arsyetim politik që e bën Jozefina Topallin një kryetare nën mocion. Nëse një lëvizje e tillë do të marrë jetë sërish do duhet të shpresohet një "ndihmë" nga deputetë të djathtë dhe aleanca brenda mazhorancës që nuk duan Topallin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›