Mbyllen hetimet, në gjykatë babai që përdhunoi për pesë vjet vajzën
TIRANE – Prokuroria e kryeqytetit ka deklaruar dje mbylljen e hetimeve për 58-vjeçarin Ramadan Isufaj, i arrestuar për përdhunimin sistematik së të bijës nga mosha 13 deri 18-vjeçare.
Pas njohjes së të akuzuarit me akt-akuzën, Prokuroria e ka dërguar dosjen në Gjykatën e Tiranës, ku gjatë ditës së sotme pritet t’i nënshtrohet procedurave të shortit elektronik, pas të cilës do caktohet kolegji penal që do e shqyrtojë atë. Burime të Prokurorisë pohojnë se, Isufajt i është hequr akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini, pas tërheqjes së denoncimit nga e bija, tashmë-18 vjeçare. Por për shkak se vetë 58-vjeçari Isufaj nga fshati Laknas e ka pranuar faktin se ka abuzuar seksualisht me të bijën që nga mosha 13-vjeçare, ndaj tij do të ngrihet kryesisht akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura. Ndërkohë, organi i akuzës, pretendon se këtë vepër penale ka arritur ta vërtetojë nëpërmjet provave që ka mbledhur gjatë hetimeve. Isufaj u prangos disa muaj më parë pas denoncimit që bëri në polici bashkëshortja dhe e bija e tij 18-vjeçare. Para policëve, vajza pohoi se i ati e kishte përdhunuar pesë vjet me radhë, madje para tre vitesh ajo kishte mbetur shtatzënë dhe kishte tentuar të vriste veten. Më pas, ajo kishte abortuar fëmijën dhe kishte prerë damarët, por fatmirësisht ndërhyrja në kohë e familjarëve e kishte shpëtuar nga vdekja. Vetë Isufaj me origjinë nga Kukësi dhe banues në Laknas, në momentin e arrestimit pohoi se, bashkëshortja dhe vajza e kanë denoncuar për shkak të dhunës fizike që ai ushtronte ndaj tyre. Kjo për faktin se, familja e tij jetonte në kushte të vështira ekonomike. Pas rreth dy javësh pritet që Gjykata e Tiranës të nisë procesin gjyqësor në ngarkim të 58-vjeçarit, baba i katër vajzave. fa.ma.