E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ndërtimet pa leje bllokojnë investimet e KESH

SHKODER – Ndërtimet e shumta me dhe pa leje, të bëra gjatë viteve të fundit, janë kthyer në një problem serioz për filialin e KESH-it në Shkodër, pasi po 

pengojnë projektin për shtrimin e kabllove të energjisë elektrike në zona të ndryshme të qytetit. Hartat me të cilat kanë punuar deri tani punonjësit e KESH-it kanë dalë jashtë funksionit të tyre, pasi ato nuk përkojnë me situatën reale në këtë qytet. Në këto harta objekte të shumta nuk figurojnë, duke penguar në këtë mënyrë shtrimin e kabllove të dritave. Kjo situatë është shqetësuese në zonat informale, por shumë raste ndërtimesh janë bërë në lagje të ndryshme të qytetit edhe pasi kabllot janë shtruar me kohë. Përballë kësaj gjendjeje investimet janë pezulluar dhe i është kërkuar ndihmë prefektit për të ngritur një grup pune të përbashkët nga të gjitha palët, i cili do të përcaktojë ndërtimet që pengojnë punën dhe mënyrën se si do të procedohet me to, (kryesisht për objektet që janë me leje). Tashmë, duhet që KRRT-ja e Shkodrës të bëjë një studim të gjendjes dhe të vendosë që në zonat ku është prezent ky problem, të bëhet prishja e ndërtimeve. Përveç rastit kur është penguar shtrimi i kabllove, KESH ka cilësuar si një tjetër rast flagrant atë të ndërtimeve mbi linjën ekzistuese të energjisë.         r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›