E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen dy maune me tuba nafte

Pasditen e së shtunës,
policia e Patosit ka
bllokuar dy maune, të
cilat transportonin tuba dhe
pjesë të tjera të puseve të naftës.
Ndalimi i mjeteve është
bërë në afërsi të Uzinës Mekanike
Patos, ndërkohë që policia
më pas i ka transportuar për
në mjediset e postës së policisë
së Patosit. Sipas drejtorit të policisë
së qarkut, Shemsi Premçi,
maunet e bllokuara po verifikohen,
pasi nuk kanë nuk pasur
faturë tatimore për mallin që
kishin në rimorkiot e tyre, por
as kontratën e shitblerjes.
"Drejtuesit e mauneve pretendojnë
se janë konform ligjit, por
do të jetë krimi ekonomiko-financiar
i Drejtorisë së Policisë
së Qarkut ai që do të vendosë.
Kur janë pyetur gjatë kontrollit,
drejtuesit e mjeteve nuk
kanë paraqitur faturë dhe as
kontratë shitblerje", ka thënë
Premçi. Burime zyrtare të policisë
së Fierit bëjnë të ditur për
gazetën "Shqip" se kishin informacion
për vjedhje të tubave
dhe pjesëve të kullave të
puseve të naftës. Ndërkohë,
drejtuesit e mauneve, të dy
nga qyteti i Fierit, janë ndaluar
nga policia deri në përfundim
të hetimeve dhe zbardhjes së
ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›