Bllokohen fluturimet në Evropë, sërish vullkani
Hiri i vullkanit në Islandë po kërcënon sërish kompanitë evropiane të fluturimit nga një valë e re bllokimi për përdorimin e hapësirës ajrore, që herën e parë i kushtoi më shumë se një miliard euro humbje. Qindra fluturime brenda Evropës dhe udhëtime transatlantike janë bllokuar të dielën pasi reja e hirit vullkanik u përhap nga era që nga Groenlanda deri në Portugali. Ekziston mundësia e vazhdimit të aktivitetit vullkanik edhe për disa muaj të tjerë. Reja e hirtë, 3.400 kilometra e gjatë dhe 2.200 kilometra e gjerë shtrihet mbi Atlantikun e veriut, sipas autoriteteve irlandeze të aviacionit. Të dielën janë mbyllur pesë aeroporte në Irlandë, por është lejuar fluturimi në tre aeroportet më të mëdha: Dublin, Shannon and Cork. Disa fluturime nuk janë shtyrë por janë anuluar plotësisht në disa vende sepse reja pengonte udhëtimin e tyre, si nga Portugalia në Spanjë, në jugun e Francës, Italinë veriore, Gjermani, Republikën çeke dhe Austri. “Eurocontrol”, dhe agjencia e koordinimit të fluturimeve në Evropë ka paralajmëruar kompanitë ajrore të mbushen me karburant më shumë se zakonisht pasi fluturimet e tyre mund të zgjaten nga evitimi i zonave të bllokuara. Eshtë parashikuar se aeroportet e mbyllura gjatë të dielës mund të hapen në orët e para të së hënës. Ekspertët meteorologjikë parashikojnë se reja e hirit mund të lahet nga shiu dhe për 24 orë qielli do të jetë i pastër. Por parashikimet më afatgjata nuk janë të qarta