E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, 11 të vdekur, 80 të bllokuar



Të paktën 11 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim i një miniere karboni në Rusi. 74 minatorë dhe 20 anëtarë të ndihmës së shpejtë janë ende të bllokuar nën tokë. Operacioni i shpëtimit u ndërpre pasi pati një shpërthim të ri të shkaktuar nga një rrjedhje gazi. Në momentin e shpërthimit në minierë ishin 359 persona. Mbi ngjarjen autoritete ruse kanë hapur hetime për shkelje të normave të sigurisë. Presidenti, Dimitri Medvedev i ka kërkuar ministrit për situata emergjente, Serghiei Shoigu, ta mbante vazhdimisht të informuar mbi operacionet e shpëtimit. Kryeministri, Vladimir Putin ka folur në telefon me guvernatorin e zonës, Aman Tuleiev, duke i kërkuar sqarime mbi dinamikën e ngjarjes dhe mbi minatorët ende të bllokuar brenda impiantit. Sipas agjencisë ruse “Interfax” miniera i përket “Raspadskaya”-s, një nga prodhuesit më të mëdhenj të karbonit në Federatën ruse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›