E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen fondet, shkolla e mesme peng prej vitesh

Prej vitesh, banorët e qytezës
së Urës Vajgurore vuajnë pasojat
e mungesës së një shkolle të
mesme. Mësimi për 700 nxënësit
e kësaj shkolle kryhet me turne në
shkollën nëntëvjeçare të qytetit.
Gjimnazistët e Urës Vajgurore,
por dhe ata të katër fshatrave
të zonës, detyrohen ta kryejnë
mësimin gjatë orëve të pasdites
për shkak të mungesës së godinës
së shkollës. Drita jeshile për
ndërtimin e një shkolle të re për
këtë qytezë u çel vitin e kaluar,
kur falë një fondi të akorduar nga
qeveria shqiptare, nëpërmjet
Ministrisë së Arsimit, u premtua
se do të ndërtohej godina e re.
Për vitin 2008, Bashkisë së Urës
Vajgurore i është akorduar një
fond prej 10 milionë lekësh, me
qëllim ndërtimin e shkollës. Pas
çeljes së një pjese të fondit dhe
kryerjes së tenderit, punimet
nisën menjëherë. Por, ndonëse
sipas afateve të përcaktuara,
shkolla duhet të përfundonte
në datën 5 qershor, ndërtimet e
saj kanë ngelur në mes. Prej disa
muajsh, nuk shikon më punëtorë
në godinën e lënë përgjysmë.
Firma tenderuese thotë se nuk
është lëvruar pjesa tjetër e të
hollave, dhe në pritje të tyre nuk
do të kryejë më punime. Pasi ka
arritur të realizojë vetëm 40%
të investimit me pjesën e parë
të lekëve, ajo është në pritje të
lëvrimit të pjesës tjetër të fondit,
për të përfunduar punimet
dhe dorëzuar çelësat e shkollës.
Në këto kushte Bashkia e Urës
Vajgurore është detyruar t‘i drejtohet
Ministrisë së Arsimit duke
kërkuar lëvrimin e pjesës tjetër të
fondit. Kryetari i Bashkisë së Urës
Vajgurore, Syrja Ormënaj, thotë
se i është drejtuar disa herë zyrtarisht
ministrisë përkatëse për
këtë problem, por nuk ka marrë
asnjë përgjigje zyrtare. Ormënaj
thotë se ministria duhet ta kishte
lëvruar prej muajsh pjesën tjetër
të fondit, investim që kjo bashki
e fi toi nga grandet konkurruese.
Shqetësimi i kreut të bashkisë
shkon dhe më tej. Ai shprehet
se në kushtet që punimet janë
ndërprerë prej disa muajsh mund
të vënë në rrezik dhe ndërtimet e
bëra deri më tani. Shkolla sipas
projektit duhet të përfundonte
më 5 qershor, por duket se kjo
ditë do të jetë ende larg.
Ndërkohë që fi rma që ka marrë
përsipër ndërtimin e shkollës
dhe pushteti vendor mbeten në
pritje, gjimnazistët e kësaj qyteze
përballen çdo ditë me mungesën
e një godine të përshtatshme për
të zhvilluar mësi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›