E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet Koço Plaku, pionieri i naftës

Ka qenë dëshira e kreut të bashkisë, Baftjar Zeqaj, që në qytetin
e Fierit të përkujtohej 80-vjetori i lindjes së Koço Plakut, si dhe
33-vjetori i pushkatimit të tij. Koço Plaku me profesion inxhinier gjeolog,
ka zbuluar disa nga vendburimet më të mëdha të naftës në vendin
tonë. Për nder të fi gurës së tij u zhvillua një simpozium shkencor si
dhe një sërë aktivitetesh. Fillimisht promovimi i fi gurës së inxhinierit
gjeolog u bë me anë të një ekspozite fotografi e, e cila u çel në hollin
e teatrit "Bylis" të Fierit. Aktiviteti vijoi me një konferencë shkencore
në të cilën kanë referuar jo vetëm akademikë të fushës së industrisë
së naftës, por edhe bashkëkohës dhe bashkëvuajtës të Koço Plakut.
Më pas është shfaqur një dokumentar kushtuar punës, jetës,
familjes, dhe fatit tragjik të Koço Plakut, i cili u dënua me pushkatim
nga regjimi komunist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›