Shirat rrezikojnë ndotjen mikrobike të tubacioneve të ujit
seriozisht ndotjen e tubacioneve
të ujit të pijshëm. Një gjë e tillë sipas
specialistëve shmanget vetëm
përmes klorinimit konstant e të
vazhdueshëm të rrjetit furnizues.
Ndotja mikrobike tenton të rritet
në tubacionet e shpërndarjes së ujit
në shtëpitë tona pas këtyre reshjeve
të shiut, ku pas ditëve të thata në
sipërfaqe grumbullohen një seri
mikrobesh. Ato depërtojnë jo me
shumë vështirësi në tubacione,
rrjeti i të cilave në një pjesë jo të
vogël të tij, lë shumë për të dëshiruar.
Ndërkohë që specialistët konfirmojnë
se ndotja mikrobike reagon
menjëherë ndaj infl uencës së klorit,
pra ajo shkatërrohet pas veprimit të
këtij elementi. Ndaj dhe klorinomi
i ujit, me sasitë e përcaktuara në
mënyrë metodike, është një proces
mjaft i rëndësishëm, që nuk duhet
neglizhuar asnjë ditë.
Shembuj të infeksioneve kryesore
që lidhen me ujin e pijshëm
janë morbiziteti dhe vdekshmëria e
popullatës në rrezik. Të gjithë shkaktarët
e infeksioneve gastrointestinale
që transmetohen nëpërmjet ujit me
rrugë orale, paraqesin një rëndësi
të madhe sanitare dhe shkaktojnë
patologji me morbozitet të lartë. Të
gjitha llojet e baktereve janë shumë
të ndjeshme në prani të klorit, ndaj
të cilit rezistencë të madhe kanë
viruset dhe protozoarët. Nisur nga ky
fakt, klorinimi i rregullt i ujit në nivele
të kërkuara është ndër faktorët më të
rëndësishëm për ruajtjen e cilësisë
së ujit të pijshëm dhe pasurimin
e tij, që njëkohësisht parandalon
shpërthimin e epidemive me origjinë
hidrike.
Në grupin e ndotësve të ujit të
pijshëm, përveç shkaktarëve me
natyrë biologjike, të rëndësishëm
janë edhe shkaktarët kimikë, një
pjesë e të cilëve kanë toksicitet më
të lartë për fëmijët. Ndër ndotësit
më kryesorë mund të përmendim
plumbin (intoksikacionet e të cilit
shkaktojnë prapambetje mendore
te fëmijët) nitritet dhe nitratet (methemoglobinemia
- sindromi blu i
foshnjës), herbicidet dhe pesticidet
(leucemia, nefroblastoma, imfoma).
Monitorimi i ujit të pijshëm
kryhet çdo ditë në të gjithë vendin,
përmes një sistemi kombëtar monitorimi.
Drejtoritë e Shëndetit Publik
në rrethe kanë strukturat e veçanta
të inspektimit sanitar për ujin e
pijshëm dhe laboratorë përkatës,
ku kryhet analizimi i indekseve mikrobiologjike,
fi ziko-kimike (shija,
era, ngjyra, turbulencat, amoniaku,
nitritet, nitratet në ujë) dhe niveli i
klorifi kimit të ujit të pijshëm, sipas
rekomandimeve të përcaktuara nga
Ministria e Shëndetësisë. Numri i
pikave të monitorimit të ujit përcaktohet
në varësi të popullatës së
një qyteti, që furnizohet me ujë të
pijshëm nga Ndërmarrja e Ujësjellësit.
të ujit të pijshëm. Një gjë e tillë sipas
specialistëve shmanget vetëm
përmes klorinimit konstant e të
vazhdueshëm të rrjetit furnizues.
Ndotja mikrobike tenton të rritet
në tubacionet e shpërndarjes së ujit
në shtëpitë tona pas këtyre reshjeve
të shiut, ku pas ditëve të thata në
sipërfaqe grumbullohen një seri
mikrobesh. Ato depërtojnë jo me
shumë vështirësi në tubacione,
rrjeti i të cilave në një pjesë jo të
vogël të tij, lë shumë për të dëshiruar.
Ndërkohë që specialistët konfirmojnë
se ndotja mikrobike reagon
menjëherë ndaj infl uencës së klorit,
pra ajo shkatërrohet pas veprimit të
këtij elementi. Ndaj dhe klorinomi
i ujit, me sasitë e përcaktuara në
mënyrë metodike, është një proces
mjaft i rëndësishëm, që nuk duhet
neglizhuar asnjë ditë.
Shembuj të infeksioneve kryesore
që lidhen me ujin e pijshëm
janë morbiziteti dhe vdekshmëria e
popullatës në rrezik. Të gjithë shkaktarët
e infeksioneve gastrointestinale
që transmetohen nëpërmjet ujit me
rrugë orale, paraqesin një rëndësi
të madhe sanitare dhe shkaktojnë
patologji me morbozitet të lartë. Të
gjitha llojet e baktereve janë shumë
të ndjeshme në prani të klorit, ndaj
të cilit rezistencë të madhe kanë
viruset dhe protozoarët. Nisur nga ky
fakt, klorinimi i rregullt i ujit në nivele
të kërkuara është ndër faktorët më të
rëndësishëm për ruajtjen e cilësisë
së ujit të pijshëm dhe pasurimin
e tij, që njëkohësisht parandalon
shpërthimin e epidemive me origjinë
hidrike.
Në grupin e ndotësve të ujit të
pijshëm, përveç shkaktarëve me
natyrë biologjike, të rëndësishëm
janë edhe shkaktarët kimikë, një
pjesë e të cilëve kanë toksicitet më
të lartë për fëmijët. Ndër ndotësit
më kryesorë mund të përmendim
plumbin (intoksikacionet e të cilit
shkaktojnë prapambetje mendore
te fëmijët) nitritet dhe nitratet (methemoglobinemia
- sindromi blu i
foshnjës), herbicidet dhe pesticidet
(leucemia, nefroblastoma, imfoma).
Monitorimi i ujit të pijshëm
kryhet çdo ditë në të gjithë vendin,
përmes një sistemi kombëtar monitorimi.
Drejtoritë e Shëndetit Publik
në rrethe kanë strukturat e veçanta
të inspektimit sanitar për ujin e
pijshëm dhe laboratorë përkatës,
ku kryhet analizimi i indekseve mikrobiologjike,
fi ziko-kimike (shija,
era, ngjyra, turbulencat, amoniaku,
nitritet, nitratet në ujë) dhe niveli i
klorifi kimit të ujit të pijshëm, sipas
rekomandimeve të përcaktuara nga
Ministria e Shëndetësisë. Numri i
pikave të monitorimit të ujit përcaktohet
në varësi të popullatës së
një qyteti, që furnizohet me ujë të
pijshëm nga Ndërmarrja e Ujësjellësit.