Korpusi i Vullnetarëve, aksion për pastrimin e Velipojës
Pas fushatës sensibilizuese, Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve
ka zbritur në terren, duke konkretizuar fi lozofi
në e një sipërmarrjeje ndërgjegjësimi për një ambient
sa më të pastër. Pas aksionit në disa zona bregdetare
në Jug të Shqipërisë, misioni i Korpusit të Vullnetarëve ka
zbritur në Veri të Shqipërisë, në plazhin e Velipojës. Me
qindra studentë nga Tirana, Shkodra dhe rrethe të tjera
të Shqipërisë, por dhe artistë, profesorë dhe intelektualë,
kanë përcjellë mesazhin se vetëm ndërgjegjësimi
i individit mund të bëjë pagëzimin e një imazhi tjetër
për vendin tonë. Puna e vullnetarëve ka nisur dje gjatë
orëve të para të ditës, ku të ndarë në disa grupe pune,
ata për rreth pesë orë kanë krehur gjithë plazhin e Velipojës,
duke bërë grumbullimin e të gjitha mbeturinave të
shpërndara në rërën e plazhit.
Mbeturinat janë vendosur
në qindra plastmasë
të mëdhenj dhe Komuna e
Velipojës ka ndihmuar me
mjete, për transportimin
e tyre në destinacionin
fi nal. Në pastrimin e plazhit
kanë ndihmuar dhe
kalimtarët apo pushuesit
e rastësishëm dje në Velipojë.
Kryetari i Komunës
së Velipojës ka falënderuar
ideatorët e kësaj nisme
dhe vullnetarët e korpusit për punën e bërë. Ina Kasimati,
njëra nga mësueset e gjimnazit "Andon Zako Çajupi", e
cila kishte ardhur nga Tirana së bashku me nxënësit e saj
për t‘u bërë pjesë e këtij misioni human, është shprehur
se "dy janë gjërat që duhet të dijë çdo njeri: ndjenjën e
vullnetarizmit dhe mbajtjen pastër të ambientit ku jeton.
Ndaj jemi këtu, për të përcjellë këtë mesazh te të gjithë".
Ideatorët e Korpusit Vullnetar i bënë thirrje çdo shtrese
të shoqërisë të bëhen pjesë e këtij ndërgjegjësimi dhe
të mbajnë sa më pastër ambientin ku jetojnë. Duke
folur për këtë koncept, drejtori ekzekutiv i kësaj nisme,
Mentor Kikia, u shpreh se "Velipoja është destinacioni
i radhës i Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve, në radhët
e të cilëve, nga dita në ditë, po i shtohen gjimnazistë,
studentë, intelektualë dhe qytetarë të ndryshëm. Sapo
pastruam zonën turistike të Velipojës dhe dua t‘u bëj
apel qytetarëve të jenë sa më miqësorë me mjedisin dhe
pushtetarëve të krijojnë infrastrukturën për një mjedis të
pastër. Një thirrje të veçantë do doja t‘i bëja politikës, e
cila sot është zhytur në fushatë, për ta përfshirë mjedisin
si një çështje madhore në axhendën e saj". Nisma e
Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve në ditët në vijim, do të
shtrihet dhe në zona të tjera të Shqipërisë.