Kërkohej për tentativë vrasjeje, ndalohet 31-vjeçari
Ndalohet 31-vjeçari i kërkuar për
tentativë vrasjeje. Shërbimet e
Komisariatit të Policisë së Shijakut
kanë bërë në fundjavë ekzekutimin
e vendimit penal të marrë nga
Gjykata e Durrësit, dy ditë më parë për
ndalimin e shtetasit Albert Elezi nga
Shijaku. Për këtë shtetas, gjykata ka
dhënë masën e sigurisë "arrest me burg"
për veprën penale të vrasjes së mbetur
në tentativë. Ngjarja për të cilën akuzohet
i riu shijakas ka ndodhur më 22 shkurt
të këtij viti në lagjen "Popullore" të
Shijakut për motive të dobëta. Ai akuzohet
se ka goditur me mjete të mprehta
në kokë 24-vjeçarin Andi Keçi, po nga
qyteti i Shijakut. Pas vendimit gjyqësor
për ndalimin e tij, ditën e premte nga
Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës
është shpallur person në kërkim dhe
brenda një harku të shkurtër kohor u
arrit të vihet në prangat e policisë. Tashmë
ndaj Elezit do të vendoset para
drejtësisë për veprën e kryer rreth tre
muaj më parë.
tentativë vrasjeje. Shërbimet e
Komisariatit të Policisë së Shijakut
kanë bërë në fundjavë ekzekutimin
e vendimit penal të marrë nga
Gjykata e Durrësit, dy ditë më parë për
ndalimin e shtetasit Albert Elezi nga
Shijaku. Për këtë shtetas, gjykata ka
dhënë masën e sigurisë "arrest me burg"
për veprën penale të vrasjes së mbetur
në tentativë. Ngjarja për të cilën akuzohet
i riu shijakas ka ndodhur më 22 shkurt
të këtij viti në lagjen "Popullore" të
Shijakut për motive të dobëta. Ai akuzohet
se ka goditur me mjete të mprehta
në kokë 24-vjeçarin Andi Keçi, po nga
qyteti i Shijakut. Pas vendimit gjyqësor
për ndalimin e tij, ditën e premte nga
Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës
është shpallur person në kërkim dhe
brenda një harku të shkurtër kohor u
arrit të vihet në prangat e policisë. Tashmë
ndaj Elezit do të vendoset para
drejtësisë për veprën e kryer rreth tre
muaj më parë.