Midhjet shqiptare, ende "non grata" për të huajt
Nga viti në vit, prodhimi i
midhjeve në zonën nga
Manastiri e deri në Butrint
ka rritje, ndërsa mungesa e tregut
mbetet ende problem. Edhe këtë
vit nuk është mundësuar që midhja
të tregtohet jashtë vendit, edhe
pse testet e bëra tregojnë se ajo i
plotëson të gjitha parametrat e
kërkuara. Janë rreth 70 subjekte që
merren prej të paktën 15 vjetësh
me kultivimin e midhjes si aktivitet
privat, duke marrë krevatina
me qira në Liqenin e Butrintit, në
vendin e quajtur Pallavraq i Madh
në Ksamil. Adriatik Bufi është njëri
prej tyre, që bashkë me të shoqen
punojnë prej vitesh në këtë sektor.
Ata thonë se punojnë brenda
të gjitha ligjeve dhe se janë të
regjistruar e të pajisur me licencë,
paguajnë taksat sipas të gjitha
kërkesave ligjore. Por tregu i këtij
prodhimi me vlera të rralla ushqyese,
mbetet stresi i përvitshëm
jo vetëm i tyre, por dhe i të gjithë
atyre që merren me mbarështimin
e midhjeve në Sarandë. Mungesa
e tregut prej vitit 1994, kohë kur
është bllokuar eksporti, ka bërë
që çdo sezon të mos nxirren nga
liqeni më shumë se 12 kv midhje,
ndërsa pjesën tjetër "ta hajë" vetë
Liqeni i Butrintit dhe vargjet me
midhje të gatshme për konsum,
të kthehen në ushqim për gjallesat
e tjera të botës së nën ujit. Kjo,
pasi peshkatarët thonë se tregu
i brendshëm tërheq fare pak dhe
shitja e kësaj sasie mezi sigurohet,
duke e ofruar midhjen buzë
trotuareve, duke e shitur me kova
apo duke i futur ato me kokrra në
shishe plastike. Kultivuesit thonë
se as impianti i pastrimit dhe
depurimit nuk u vjen në ndihmë
me këtë sasi minimale shitjeje
e prodhimi, që realizohet në 15
vitet e fundit.
Në afërsi të brigjeve, pamë
10-12 varka të vogla, që ishin në
punë. Të zotët e tyre përpiqeshin
t‘i vinin ato në lëvizje, për t‘i bërë
hyzmetin të paktën atij prodhimi,
për të cilin ekziston tregu. Diku
sistemoheshin vargjet me farën
e re, gjetkë nxirreshin nga uji
vargjet e midhjes, që përfundojnë
në tregtinë ambulante. Prodhimi
nga viti në vit vjen në rritje, na
thonë ata, por problem mbetet
embargoja, që sipas tyre vjen
nga vendet prodhuese si Greqia,
Italia dhe Spanja. "Nuk të lë njeri
t‘u marrësh tregun evropianëve
pa qenë në Evropë", - thonë ata
të mbushur me dëshpërim. Këtë
na e pohon edhe drejtori i Ndërmarrjes
së Peshkimit në Sarandë,
Arjan Demiri. "I kemi provuar
të gjitha përpjekjet dhe mënyrat
për të thyer bllokadën. Kemi arritur
të pranojmë që dorëzanës e
garantë të midhjes sonë të bëhen
italianët, madje kemi pranuar që
midhja e Butrintit të shitet si midhje
italiane në tregjet evropiane,
por nuk kemi pasur sukses", na
thotë Demiri.
Edhe për sezonin e vitit 2009,
për të 15 vitin radhazi, midhja
shqiptare mbetet "non grata"
dhe Evropa treg i mbyllur për të.
Askush nuk di të thotë se sa do
të shtrihet në kohë ky ndëshkim
i pamerituar për një midhje që
edhe me sy të lirë ta shohësh,
ka pamjen e një mbretëreshe të
ujërave të Liqenit të Butrintit. Ajo
që dihet është që ato 70 subjekte
që merren me mbarështimin e
tyre, janë drejt falimentit.
Shpërthimet squfurike të ‘94,
"dënuan" midhjet
Pamjet që ofrojnë brigjet e
Pallavraqit në Ksamil, me ca
varka të vjetra, me lopata, të
lidhura nuk dihet prej disa
kohësh në afërsi të bregut,
japin kuptimin e plotë të
varfërisë dhe papunësisë.
Pamja nuk është e lehtë
të pranohet, duke qenë se
"miniera" e pasurimit është
vetëm disa metra thellë nën
ujë, me vargjet e midhjes
që sa të mira janë në shije
dhe të shëndetshme, po aq
të padëshiruara edhe për
tregun evropian. Vetëm e
vetëm se episodet sporadike
të shpërthimeve squfurike
të liqenit në vitin 1994, nuk
"shkulen" lehtë nga kujtesa e
të huajve, as përpara testeve
që vetë ekspertët evropianë
i bëjnë midhjes së Butrintit.
midhjeve në zonën nga
Manastiri e deri në Butrint
ka rritje, ndërsa mungesa e tregut
mbetet ende problem. Edhe këtë
vit nuk është mundësuar që midhja
të tregtohet jashtë vendit, edhe
pse testet e bëra tregojnë se ajo i
plotëson të gjitha parametrat e
kërkuara. Janë rreth 70 subjekte që
merren prej të paktën 15 vjetësh
me kultivimin e midhjes si aktivitet
privat, duke marrë krevatina
me qira në Liqenin e Butrintit, në
vendin e quajtur Pallavraq i Madh
në Ksamil. Adriatik Bufi është njëri
prej tyre, që bashkë me të shoqen
punojnë prej vitesh në këtë sektor.
Ata thonë se punojnë brenda
të gjitha ligjeve dhe se janë të
regjistruar e të pajisur me licencë,
paguajnë taksat sipas të gjitha
kërkesave ligjore. Por tregu i këtij
prodhimi me vlera të rralla ushqyese,
mbetet stresi i përvitshëm
jo vetëm i tyre, por dhe i të gjithë
atyre që merren me mbarështimin
e midhjeve në Sarandë. Mungesa
e tregut prej vitit 1994, kohë kur
është bllokuar eksporti, ka bërë
që çdo sezon të mos nxirren nga
liqeni më shumë se 12 kv midhje,
ndërsa pjesën tjetër "ta hajë" vetë
Liqeni i Butrintit dhe vargjet me
midhje të gatshme për konsum,
të kthehen në ushqim për gjallesat
e tjera të botës së nën ujit. Kjo,
pasi peshkatarët thonë se tregu
i brendshëm tërheq fare pak dhe
shitja e kësaj sasie mezi sigurohet,
duke e ofruar midhjen buzë
trotuareve, duke e shitur me kova
apo duke i futur ato me kokrra në
shishe plastike. Kultivuesit thonë
se as impianti i pastrimit dhe
depurimit nuk u vjen në ndihmë
me këtë sasi minimale shitjeje
e prodhimi, që realizohet në 15
vitet e fundit.
Në afërsi të brigjeve, pamë
10-12 varka të vogla, që ishin në
punë. Të zotët e tyre përpiqeshin
t‘i vinin ato në lëvizje, për t‘i bërë
hyzmetin të paktën atij prodhimi,
për të cilin ekziston tregu. Diku
sistemoheshin vargjet me farën
e re, gjetkë nxirreshin nga uji
vargjet e midhjes, që përfundojnë
në tregtinë ambulante. Prodhimi
nga viti në vit vjen në rritje, na
thonë ata, por problem mbetet
embargoja, që sipas tyre vjen
nga vendet prodhuese si Greqia,
Italia dhe Spanja. "Nuk të lë njeri
t‘u marrësh tregun evropianëve
pa qenë në Evropë", - thonë ata
të mbushur me dëshpërim. Këtë
na e pohon edhe drejtori i Ndërmarrjes
së Peshkimit në Sarandë,
Arjan Demiri. "I kemi provuar
të gjitha përpjekjet dhe mënyrat
për të thyer bllokadën. Kemi arritur
të pranojmë që dorëzanës e
garantë të midhjes sonë të bëhen
italianët, madje kemi pranuar që
midhja e Butrintit të shitet si midhje
italiane në tregjet evropiane,
por nuk kemi pasur sukses", na
thotë Demiri.
Edhe për sezonin e vitit 2009,
për të 15 vitin radhazi, midhja
shqiptare mbetet "non grata"
dhe Evropa treg i mbyllur për të.
Askush nuk di të thotë se sa do
të shtrihet në kohë ky ndëshkim
i pamerituar për një midhje që
edhe me sy të lirë ta shohësh,
ka pamjen e një mbretëreshe të
ujërave të Liqenit të Butrintit. Ajo
që dihet është që ato 70 subjekte
që merren me mbarështimin e
tyre, janë drejt falimentit.
Shpërthimet squfurike të ‘94,
"dënuan" midhjet
Pamjet që ofrojnë brigjet e
Pallavraqit në Ksamil, me ca
varka të vjetra, me lopata, të
lidhura nuk dihet prej disa
kohësh në afërsi të bregut,
japin kuptimin e plotë të
varfërisë dhe papunësisë.
Pamja nuk është e lehtë
të pranohet, duke qenë se
"miniera" e pasurimit është
vetëm disa metra thellë nën
ujë, me vargjet e midhjes
që sa të mira janë në shije
dhe të shëndetshme, po aq
të padëshiruara edhe për
tregun evropian. Vetëm e
vetëm se episodet sporadike
të shpërthimeve squfurike
të liqenit në vitin 1994, nuk
"shkulen" lehtë nga kujtesa e
të huajve, as përpara testeve
që vetë ekspertët evropianë
i bëjnë midhjes së Butrintit.