Edhe këtë vit e humbëm luftën me duhanin
Dita e 31 Majit njihet ndryshe
si Dita Botërore për
Dëmet që Shkakton Duhani.
E ndërsa lista e dëmeve
shëndetësore, ekonomike
dhe sociale që vijnë prej këtij
vesi sa vjen e zgjatet, po me
këtë progresion vjen edhe
konsumi i këtij produkti.
Ligji kundër pirjes së duhanit
në ambiente publike i miratuar
vitin e kaluar, nuk ka
mundur që të gjejë zbatim
në vendin tonë pavarësisht
sanksioneve dhe penalizimeve
me të cilat u bashkëshoqërua
ekzistenca e tij.
Duhani në Shqipëri konsumohet
në të gjitha ambientet,
qofshin këto bare, restorante
apo institucione shtetërore.
Madje duhanpirja konsiderohet
si një proces krejt
normal edhe në spitale, aty
ku jo pak persona trajtohen
pikërisht për të shpëtuar nga
sëmundjet e shkaktuara prej
konsumit të cigareve.
Në Ditën Botërore për Dëmet
që Shkakton Duhani, në vendin
tonë, nuk mund të ndodhë
tjetër, veçse të risistemohen
e rideklarohen statistikat
e pasojave të rrezikshme, që
pirja e cigares shkakton te
njeriu. Kjo pasi, pavarësisht
se në lokale nuk gjen më
tavlla duhani, asgjë tjetër nuk
të pengon që ta konsumosh
këtë produkt si dhe kur të
duash.
si Dita Botërore për
Dëmet që Shkakton Duhani.
E ndërsa lista e dëmeve
shëndetësore, ekonomike
dhe sociale që vijnë prej këtij
vesi sa vjen e zgjatet, po me
këtë progresion vjen edhe
konsumi i këtij produkti.
Ligji kundër pirjes së duhanit
në ambiente publike i miratuar
vitin e kaluar, nuk ka
mundur që të gjejë zbatim
në vendin tonë pavarësisht
sanksioneve dhe penalizimeve
me të cilat u bashkëshoqërua
ekzistenca e tij.
Duhani në Shqipëri konsumohet
në të gjitha ambientet,
qofshin këto bare, restorante
apo institucione shtetërore.
Madje duhanpirja konsiderohet
si një proces krejt
normal edhe në spitale, aty
ku jo pak persona trajtohen
pikërisht për të shpëtuar nga
sëmundjet e shkaktuara prej
konsumit të cigareve.
Në Ditën Botërore për Dëmet
që Shkakton Duhani, në vendin
tonë, nuk mund të ndodhë
tjetër, veçse të risistemohen
e rideklarohen statistikat
e pasojave të rrezikshme, që
pirja e cigares shkakton te
njeriu. Kjo pasi, pavarësisht
se në lokale nuk gjen më
tavlla duhani, asgjë tjetër nuk
të pengon që ta konsumosh
këtë produkt si dhe kur të
duash.