E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura shtetërore, provim në palestra për "të vjetërit"

Numri tepër i lartë i konkurrentëve
të këtij viti për në
universitetet publike në
vend ka bërë që drejtuesit e shkollave
të shfrytëzojnë çdo hapësirë
që mund të vënë në dispozicion
të këtij procesi. Kështu, palestrat
do të shndërrohen sërish në
ambiente testimi, por jo për dy
provimet e detyruara të lëndëve
të Letërsisë dhe Matematikës. Pra
jo për maturantët që përfundojnë
këtë vit ciklin katërvjeçar të shkollave
të mesme. Edhe në provimet
e lëndëve me zgjedhje ata që
mbyllin të mesmen këtë vit i kanë
të siguruara mjediset, nisur edhe
nga lista emërore e përcaktuar
tashmë nga Agjencia e Vlerësimit
të Arritjeve të nxënësve AVA. Ata
të cilët do t‘i drejtohen palestrave
për të provuar njohuritë e tyre në
dy lëndët që do të zgjedhin për të
konkurruar për në shkollat e larta
janë kontingjenti i shtuar i kësaj
mature shtetërore. Ose të rinjtë
që e kanë përfunduar maturën
në vitet e mëparshme, por që nuk
kanë mundur të klasifi kohen mes
fituesve. Aktualisht, ata konsiderohen
edhe si "rivalë të vjetër"
nga ana e maturantëve që përfundojnë
shkollën e mesme këtë vit.
Drejtues të shkollave të ndryshme
në kryeqytet pohojnë se numri i të
regjistruarve nga kjo kategori, pra
i atyre që e kanë mbaruar gjimnazin
në vitet e kaluara është më
i lartë nga sa pritej. Kjo falë edhe
mundësisë që u krijua me rregulloren
e re të maturës shtetërore, e
cila u jep mundësi kandidimi për
në universitetet publike në vend të
gjithë të rinjve që e ndjejnë veten
të aftë që të garojnë në këtë proces
duke iu nënshtruar dy provimeve
të lëndëve me zgjedhje.
E ndërsa klasat tashmë janë të
zëna nga maturantët e këtij viti, për
ata të brezave të mëparshëm do
të vihen në dispozicion palestrat.
Drejtorët e shkollave në procesin
e maturës shtetërore në pjesën më
të madhe të rasteve janë edhe drejtuesit
e Komisioneve Shkollore të
Maturës Shtetërore, pra përgjigjen
drejtpërdrejt për mbarëvajtjen e
procesit. Sipas tyre, shqetësimi i
vetëm në palestra është hapësira
më e madhe për t‘u menaxhuar e
rrjedhimisht edhe numri më i lartë
i të rinjve, që duhen kontrolluar për
të parandaluar mundësitë e kopjeve
apo qoftë edhe shqetësimin
e nxënësve nga njëri-tjetri. Zgjidhja
për raste të tilla, sipas drejtorëve
të shkollave, është shtimi i numrit
të administratorëve në ditën e
provimit. Kjo edhe për faktin se
parregullsitë që vihen re në maturën
shtetërore janë të ndëshkueshme.
Pra, në rastet kur në klasën e
menaxhuar nga një administrator
vlerësuesit e testeve vërejnë se ka
pasur përgjigje të kopjuara, atëherë
ai bëhet automatikisht përgjegjës
dhe penalizohet në përputhje me
rregulloren e maturës.
Këtë vit, për provimet e detyruara
të Matematikës dhe Letërsisë
janë regjistruar rreth 35 mijë
kërkesa. Ndërkohë që mjaft i lartë
është numri i atyre të rinjve që do
t‘i nënshtrohen të paktën njërit
prej provimeve të lëndëve me
zgjedhje. Numri i tyre arrin në
rreth 47 mijë vetë. Provimi i parë,
ai i Gjuhës dhe Letërsisë, për të
gjithë maturantët e gjimnazeve
dhe shkollave të mesme të profi lizuara
do të zhvillohet në datën 2
qershor, për të vazhduar me provimin
e Matematikës më 11 qershor.
Ndërsa, provimet me zgjedhje do
të mbahen në të njëjtën datë në
të gjithë vendin, pikërisht më 10
korrik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›